☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.87 ▼0.69%
ARI 4,962 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,200 ▼ -1.09% ETH $2,276 ▼ -2.17% XRP $1.4924 ▼ -1.51% SOL $92.2600 ▼ -1.54%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.87 ▼0.69 % ARI 4,962 ▼0.93 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.87 ▼0.69 % ARI 4,962 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Opinion

Një opinion ligjor i përsëritur

Nga YLLI MANJANI

Praktika që kemi parë deri më sot, ku Prokuroria kërkon paraprakisht heqjen e imunitetit të deputetit, çastaj mund të kërkojë marrjen e masës së arrestit në gjykatë është e gabuar. Nuk shkon për shtat me Kushtetutën as në germë e as në frymë.

Së pari Prokuroria nuk është më organ që arreston njerëz. Këtë funksion e kryen gjykata. Atëherë përse një organ që nuk e ka detyrë vendimmarrjen për arrest i kërkon Parlamentit leje për arrest?!
Parlamenti është krejt legjitim t’i thotë prokurorit “kush je ti që kërkon leje për të arrestuar kur nuk e ke në dorë”.

Së dyti, Parlamenti me këtë mënyrë interpretimi, vendoset praktikisht në rolin e një gjykate paraprake dhe paralele sepse fillon të gjykojë me kritere proceduriale mbi legjitimitetin e arrestit të mundshëm. Në disa raste madje kërkohen edhe prova…!
Mirëpo pushtetet janë të ndara, Parlamenti nuk është gjykatë. Dmth nuk është vendi ku shqyrtohen materiale të një dosje hetimore.

Së treti, ekspozimi i materialeve të një dosje hetimore në një institucion tjetër, aq më tepër i natyrës thellësisht politike, dëmton dosjen hetimore në vetvete. Ato materiale që prokurori mbledh përgjatë hetimiy e kanë destinacionin ekskluzivisht në një sallë gjyqi dhe jo në salla apo sallone politike.
Ç’kuptim ka konfidencialiteti hetimor në këtë rast?!

Së katërti,po sikur gjykata të mos vendosë arrestin ndaj deputetit të cilit Parlamenti i la hequr imunitetin, ç’kuptim ka gjithë beteja parlamentare mbi këtë çështje.
Institucionet kushtetuese janë në një hierarki funksionale dhe hierarki pa njëfarë dinjiteti nuk ka.

Ndaj them se kjo mënyrë e interpretimit të nenit 73 të Kushtetuës është e gabuar dhe çon në përplasje me parimet kushtetuese të Republikës.

E kam shprehur këtë gjë që në rastin kur u kërkua imuniteti i Sajmir Tahirit.

Cila mund të ishte rruga tjetër e interpretimit të Kushtetutës dhe e ligjit penal.

Së pari, prokurori përpara se të kërkojë Parlamentit lejimin e arrestimit do të duhet të shkojë paraprakisht në gjykatë të kërkojë arrestimin e personit me imunitet. Është gjykata që eksklizivisht e merr atë vendim në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Së dyti, me vendimin e gjykatës në dosje, prokurori i kërkon Parlamentit lejimin e ekzekutimit të një vendimi gjyqsor tashmë dhe jo të një mundësie për vendim.

Së treti, parlamenti nuk ka më asnjë shkak apo arësye të bëjë gjykatën, pra nuk merret dot me vlerësimin e materialeve hetimore sepse këtë e ka bërë tashmë gjykata.
Parlamenti vendoset kështu llogjikshëm në rolin e vet kushtetues, pra të vlerësimit politik të situatës. Parlamenti duhet të vlerësojë diku ndërmjet dëmtimit të raporteve politike brenda radhëve të tij, dhe nevojës për të lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj.

Imuniteti është vendosur për të mbrojtur parlamentin nga sulmet politike që mund ti bëjnë pushtetet e tjera dhe jo për të mbrojtur individët.

Ndaj insistoj që këta të fundit janë të hetuedhëm e të gjykueshëm pavarësisht imunitetit. Ky i fundit, imuniteti pra, mbulon vetëm fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës dhe nuk është procedurë paragjyqsore,aq më pak gjykim paralel.
***
Padyshim ku interpretim nuk lidhet me situatën aktuale po të gjitha institucionet kushtetuese janë nën hyqmin e një njeriu të vetëm. Në këto kushte interpretoje si të duash Kushtetutën sepse pasoja është njësoj, do zbatohet vullneti i Atij.

Por nëse duam të flasim e të ndërtojmë një Republikë të ligjit, ia vlen çelja e këtij debati dhe ndryshimi i kësaj praktike absurde.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.