☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.02 ▼0.07%
ARI 4,181 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,363 ▼ -2.35% ETH $2,374 ▼ -5.11% XRP $1.3197 ▼ -3.48% SOL $103.1300 ▼ -3.41%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.02 ▼0.07 % ARI 4,181 ▲1.77 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.02 ▼0.07 % ARI 4,181 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sot seancë e posaçme në parlament për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Vendimi u mor një ditë më parë, pas shumë debateve të ashpra në Kuvend për çështjen Ahmetaj, ku opozita kërkoi që në rend të ditës të futej çështja Ahmetaj. Pas shumë debateve, maxhoranca u tërhoq.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënën e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet sot.
Pritet që seanca të mbahet sot në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.

Si mazhoranca ashtu edhe opozita kanë dhënë dakordësinë në Këshillin e Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK, por ndaheshin vetëm në çështjen e ditës kur ajo do të votohej, një lëvizje kjo, që sipas pakicës po bëhej për t’i dhënë kohë Ahmetaj që të rregullonte provat.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Ai aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri dhe mendohet të jetë larguar disa orë përpara se kërkesa e SPAK të mbërrinte në kryesinë e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.