☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.01 ▲0.79%
ARI 4,252 ▼7.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,593 ▼ -0.2% ETH $2,050 ▼ -1.6% XRP $1.3783 ▼ -1.07% SOL $86.1100 ▼ -1.41%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,252 ▼7.06 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,252 ▼7.06 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Një tjetër deputet i LSI, akuza ndaj Policisë së Shtetit

Pas ministrit Lefter Koka, një tjetër zyrtar i LSI ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për deputetin e LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i cili ka thënë së drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht, ndërsa drejtuesit e këtij institucioni bëjnë politikë duke dëmtuar LSI.

Sajmir Tahiri duhet t’iu mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. I kam kërkuar largimin e drejtuesve të policisë që bëjnë politikë. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar nga kanabisi, ndërsa në Dropull po bëhen bastisje nga policia. Tahiri duhet të ndërhyjë, pasi disa drejtues policie kanë bashkëpunim me trafikantë”- ka thënë deputeti Vangjush Tavo nga Gjirokastra.

Më herët ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha gjatë një emisioni televiziv se Policia është e lidhur me krimin, ndërsa kanabisi është fenomen kombëtar.

“PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në çdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin show. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, – tha Koka.

Ndërkohë gjatë ditë së sotme reagoi edhe kryeministri Rama përmes një statusi në “Facebook’ ku ka publikuar anketën e KE për indeksin e besimit tek institucionet sipas të cilës, Policia e Shtetit renditet si institucioni më i besuar.

Postimi i Ramës:
Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”-shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me grafikun përkatës dhe shprehjet e njohura të tij, “Rilindje, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër dhe Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.