roze

Një tjetër film aksion për Scarlett Johansson

Pas suksesit me “Lucy”, Scarlett Johansson duket se është gati për një tjetër film të zhanrit aksion e që këtë herë vjen nga bota e mangave japoneze.

1420549218scarlettJohansson pritet të interpretojë në përshtatjen filmike të filmit të famshëm vizatimor “Ghost in the Shell”, bën të ditur “Deadline Hollywood”.

Sipas portalit amerikan, fillimisht kur i është bërë oferta Scarlett ka qenë e pavendosur, por në fund duket se ka pranuar.

Skenari i filmit bën fjalë për një seksion policor të policisë japoneze në vitin 2029 që lufton kriminalitetin e organizuar elektronik. Grupi në fjalë udhëhiqet nga agjentja operative Motoko Kusanagi, një police gjysmë njeri e gjysmë robot.

Pikërisht për këtë ndërthurje, regjisori Mamoru Oshii u konsiderua si një profet i së ardhmes dhe vepra e tij u kthye në një manga kult jo vetëm në Japoni por në mbarë botën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button