roze

Njoftuan ndarjen e Hanks-Wilson, kërkojnë falje

Dy tabloidë amerikanë u detyruan t’i kërkonin falje aktorit të famshëm hollivudian, Tom Hanks, si dhe gruas së tij, Rita Wilson, pasi shkruajtën se ata ishin në prag të divorcit për shkak të ndjenjave të Hanksit për Meg Ryan ose Felicity Jones.

“The National Enquirer” dhe “Star Magazine”, të dyja në pronësi të “American Media Inc.”, lëshuan deklarata, ndryshuan artikujt e tyre “online” dhe do të përgënjeshtrojnë pretendimet edhe në versionin e shtypur.

Hanks dhe Wilson, të martuar prej 28 vitesh, thanë përmes një deklarate se në të kaluarën kanë qeshur me historitë e tabloidëve për ndarjet e tyre të rremë, pasi siç thonë, ato ishin shumë larg realitetit. Por në prag të përvjetorit të tyre të 29, çifti thotë se nuk mund t’i durojë më gënjeshtrat, duke qenë se konsideron martesën si themelin e familjes.

Hanks ka aktruar në krah të Meg Ryan në filma të viteve ’90, të tilla si “Sleepless in Seattle” dhe “You’ve Got Mail”. Ndërsa aktorja britanike Felicity Jones është bashkëprotagonistja e tij në filmin e ri “Inferno”.

“Nuk duhej të raportonim se Tom Hanks kishte ndonjë lidhje përtej miqësisë me Meg Ryan, apo se ai dhe Rita Wilson po divorcoheshin”, thotë “National Enquirer” në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Në botimin e 10 tetorit, media publikoi një artikull ku pretendonte se martesa 400 milionë dollarëshe e aktorëve po merrte fund, për shkak të dashurisë së Hanks për Ryan. Ndërsa “Star” kërkoi falje për numrin e 3 tetorit, ku pretendonte një lidhje të mundshme të Hanksit me Felicity Jones dhe paralajmëronte divorcin e çiftit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button