roze

Nju Jork, anulohet premiera e filmit “The Interview”

Në faqen e internetit “Pastebin”, i cili lejon edhe postime anonime, hackera që pretendojnë të jenë “Rojëtarë të Paqes”, thanë se njerëzit që do të shkojnë të shohin filmin e “Sony”-t, “The Interview”, do të pësonin “fatkeqësira”.

1418803881sony-filmi-koreaniFilmi në fjalë ka të bëjë me një komplot të CIA-s, që synon ekzekutimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilin vendi komunist e ka konsideruar si një agresion të hapur ndaj vendit të tyre.

“Do ta tregojmë në mënyrë të qartë, në çdo moment dhe çdo vend, ku filmi ‘Intervista’ do të shfaqet, përfshi edhe premierën e saj, se kundrejt ç’fati të hidhur do të ecin ata që kërkojnë të argëtohen me terrorizmin”, bënte të ditur grupi i hackerave. “Bota do të jetë e mbushur me frikë. Mos harroni 11 shtatorin e 2001-shit”.

“Gardianët e Paqes” kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë kinemave të ruajnë distancën prej tyre.

Premiera e këtij filmi në Nju Jork, në kinemanë “Landmark’s Sunshine” është anuluar sipas një zëdhënësi. “The Interview” pritet të shfaqet nëpër kinema gjatë Krishtlindjes.

Edhe pse “Sony” nuk ka planifikuar të tërheqë filmin të paktën deri më tani, kompania ka deklaruar se nuk do të kundërshtojë asnjë institucion kinemaje apo teatroje, nëse këto vendosin të mos e shfaqin filmin, sipas një burimi.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut njoftoi më herët se kishte planifikuar të dërgonte policë nëpër zonat e kërcënuara, ashtu sikurse organizimin e forcave shtesë për grupet e ndërhyrjes së shpejtë në rast të ndonjë emergjence, sipas zëvendëskomisionerit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Antiterrorizmit, John Miller. Policia e Nju Jorkut po koordinon punët edhe me FBI-në gjithashtu.

“Do të vazhdojmë të vlerësojmë kërcënimin”, tha Miller. “Ende nuk është i qartë nëse është thjesht sulm kibernetik, apo po kërcënojnë vërtet për një sulm fizik”.

Ndërkohë, Departamenti për Sigurinë Kombëtare në qeverinë federale ka bërë të ditur se aktualisht “nuk ka asnjë provë nga agjencitë e zbulimit, që të tregojë një komplot aktiv ndaj kinemave brenda Shteteve të Bashkuara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button