NJU JORK – ”Forbes”: Bezos sërish më i pasuri i botës
Nuk ka ndryshime në klasifikimin e personave më të pasur në mbarë globin. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri i botës, duke u renditur përpara Bill Gates dhe Warren Buffett, ndërsa Mark Zuckerberg ka humbur tre pozicione dhe Michael Bloomberg ka avancuar me dy vende.
Sipas klasifikimit vjetor të ”Forbes” të njoftuar sot, pasuria e Bezos, 55 vjeç i cili u bë objet i kronikës pas njoftimit të divorcit, ka shtuar ende pasurinë e tij me 19 miliardë për një vit, për të arritur në 131 miliardë dollarë.
I moshës 63 vjeç, pasuria e Bill Gates regjistroi një rritje më modeste, për të arritur në 96, 5 miliardë dollarë kundrejt 90 miliardë dollarëve vitin e kaluar.
I treti është investitori Warren Buffett, 88 vjeç, mjeshtër i fjalës, megjithëse reputacioni i tij për të patur një nuhatje të mirë për bizneset e sukseshme mori një goditje me pikiatën në fund të shkurtit të fitimeve dhe aksioneve të gjigantit agroushqimor ”Kraft Heinz”, në të cilin ai kishte patur besim.