NJU JORK – Macron kritikon situatën në Gaza
NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi situatën në Rripin e Gazës gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Macron tha se, pavarësisht pretendimeve për paqe në Gaza, korridoret për dërgimin e ndihmave humanitare nuk janë rihapur.
Edhe pse që nga tetori 2025 është në fuqi një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, sulmet vdekjeprurëse kanë vazhduar.
Macron kritikoi gjithashtu situatën në Bregun Perëndimor, duke thënë se shkeljet ndodhin çdo ditë, edhe pse Hamasi nuk vepron në atë zonë.
Ai paralajmëroi se siguria e Izraelit nuk mund të arrihet duke cenuar sovranitetin e vendeve fqinje.
Në fjalimin e tij, Macron foli edhe për luftërat, ndryshimet klimatike, inteligjencën artificiale dhe krizën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ai bëri thirrje për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe forcimin e rolit të OKB-së në përballimin e këtyre krizave. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.