☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,724 ▲ +4.01% ETH $2,152 ▲ +5.12% XRP $1.4304 ▲ +3.72% SOL $91.3800 ▲ +6.1%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Noka: Avionët e drogës u ngritën nga Semani nën mbrojtjen e policisë

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka ka deklaruar se, qytetarët e Fierit kanë denoncuar uljen dhe ngritjen e avionëve të vegjël në plazhin e Semanit, të përdorur për trafik droge.

Dhe ndërkohë që kjo ndodhte, sipas Nokës, policia me forca të armatosura kishte bllokuar rrugët për të mbajtur larg dëshmitarët.

“Denoncimi është bërë me foto dhe të gjitha dëshmitë janë se kemi të bëjmë me avionë tipikë të transportit të drogës. Edhe më të besueshme e ka bërë këtë ngjarje policia, e cila paska reaguar e paska thënë se trupat e armatosura gjenden aty për të mbrojtur pyjet. E vërteta është se policia gjendet aty me urdhër të Saimir Tahirit për të mbrojtur trafikun e drogës. Shefat e policisë aty janë në shërbim të Habilajve dhe kanë hisen e tyre në këtë biznes kriminal”, ka deklaruar Noka.

Ai ka theksuar se, “Fieri, ashtu si gjithë Shqipëria, është mbuluar nga droga dhe avionët e vegjël që vijnë e ngarkohen janë pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës”.

“Është kjo arsyeja pse Edi Rama prej 34 ditësh nuk përgjigjet pas letrës zyrtare që unë i kam dërguar në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. I kam kërkuar që të fotografojë urgjentisht gjithë territorin, përmes avionëve italianë, sipas marrëveshjes mes dy vendeve dhe të bëjë publike rezultatet e këtij monitorimi”, ka thënë më tej Noka.

Por sipas tij, “Rama nuk ka ndërmend ta fotografojë territorin, pasi e di mirë se çdo kodër e çdo pëllëmbë e vendit është mbjellë me kanabis”.

“Ai e di mirë dhe se kush e ka mbjellë, kush e kontrollon dhe ku ndahen përfitimet. Prandaj Shqipëria është në vendin e parë të prodhimit dhe trafikimit të drogës në raportin e Bashkimit Europian, prandaj nervozohet Rama kur gazetarja e Euronews e pyet për trafikun e drogës e për trafikantët. Mbulimi i vendit me kanabis, bandat, trupat e armatosura në ara që ruajnë avionët transportues, shefat e policisë që japin garanci e siguri, janë e gjitha pjesë e biznesit qeveritar të drogës. Një biznes që sjell fitime marramendëse për Ramën, Tahirin e bandat e tyre, por që rrënon vendin. Droga duhet shkulur, por duhen shkulur së pari rrënjët e saj në qeveri”, ka shtuar Noka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.