Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,591 ▲0.12%
DOW 46,514 ▲0.02%
NASDAQ 21,924 ▲0.2%
NAFTA 113.44 ▲1.7%
ARI 4,687 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,426 ▲ +3.1% ETH $2,131 ▲ +3.43% XRP $1.3377 ▲ +2.78% SOL $81.5000 ▲ +2.08%
S&P 500 6,591 ▲0.12 % DOW 46,514 ▲0.02 % NASDAQ 21,924 ▲0.2 % NAFTA 113.44 ▲1.7 % ARI 4,687 ▲0.15 % S&P 500 6,591 ▲0.12 % DOW 46,514 ▲0.02 % NASDAQ 21,924 ▲0.2 % NAFTA 113.44 ▲1.7 % ARI 4,687 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

Nominimet për kandidat, Ajoua hap garën presidenciale

Ajoua, një shtet i vogël federal ku jeton më pak se 1% e popullsisë amerikane, ku siç thonë disa media të huaja, ka katër herë më shumë derra se njerëz e ku 1 në 5 vetë kultivon misrin, është vendi që çel zyrtarisht betejën për nominimin presidencial.

Fushata vazhdon deri në momentet e fundit përpara nisjes së votimit në 19.00, me orën lokale. Simpatizantët demokratë ndahen në grupe sipas kandidatit të preferuar, ndërsa tek republikanët procesi është më tradicional.

Janë ligjet vendase ato që e mandatojne Ajouan të jetë i pari “shtet, territor apo çfarëdolloj grupi tjetër” që të përzgjedhë të ashtuquajturit “delegatë në nominimin presidencial”.

Mekanizmi merr udhë këtu për të vazhduar javët në vijim me votime në 49 shtete, plus territore të tjera amerikane. I nominuari i secilës parti duhet të zgjidhet deri në verë dhe në muajin nëntor pastaj, Amerika do të vendosë se cili do të jetë presidenti i saj i ardhshëm.

Por përse zgjedhjet e Ajouas kanë rëndësi të veçantë? Konsiderohet gjerësisht se këto votime ofrojnë një panoramë fillestare të tendencës që do të ketë në vazhdim e gjithë fushata paraprake.

Për kandidakët kryesorë është e qartë: Kush nuk merr pikë nga qytetarët që në fillim, nuk ka për të marrë vota më vonë. Dhe kush nuk fiton në asnjërin nga këto shtete, nuk ka më perspektive për kandidaturën e presidentit.

Parapraket shërbejnë për të treguar se përse kandidatët në garë meritojnë të zgjidhen, se ata janë në gjendje të grumbullojnë donacione të mëdha e se mund të tërheqin pas vetes përkrahës të fuqishëm.

Nuk duhet të jenë pra triumfues vetëm në sondazhe, por edhe tek njerëzit në terren dhe të tregojnë se dinë t’i bëjnë realitet pritshmëritë që kanë zgjuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.