Ekonomia
Normat e interesit të instrumentave të BSH-së pas uljes së normës së lekut
Një ditë pas vendimit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qendrore për uljen me 0.25 pikë përqindje të normës bazë të interesit për lekun, duke e çuar atë në minimumin historik prej 2.00 %, interesat aktualë të instrumenteve të politikës monetare të aplikuara nga Banka e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me bankat e nivelit të dytë janë si në tabelën më poshtë.
Gjithashtu, publikohen edhe interesat e tregut ndërbankar të parasë – TRIBID dhe TRIBOR, që janë mesatare e interesave të kuotuar nga bankat e nivelit të dytë për pranimin dhe për vendosjen e depozitave në tregun ndërbankar të parasë.
Normat e interesit të Bankës së Shqipërisë | ||
Marrëveshje riblerje njëjavore (Repo) | ||
Marrëveshje riblerje njëjavore | Norma bazë | 2.00 % |
Normat e interesit të depozitave | ||
Depozita njëditore | Norma bazë minus 1.75% | 0.25 % |
Normat e interesit të kredive | ||
Kredia njëditore | Norma bazë plus 1.75% | 3.75 % |
Interesi i remunerimit të rezervës së detyrueshme | ||
Në lekë | 70% e normës bazë të Bankë së Shqipërisë | 1.40 % |
Në euro | 0 | 0.00 % |
Në usd | 0 | 0.00 % |
Interesat në tregun ndërbankar të parasë | ||
TRIBID ‘Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave’ | ||
o/n | njëditor | 1.44 % |
1W | njëjavor | 1.29 % |
1M | 1-mujor | 2.00 % |
3M | 3-mujor | 2.15 % |
6M | 6-mujor | 2.35 % |
12M | 12-mujor | 2.63 % |
TRIBOR ‘Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave’ | ||
o/n | njëditor | 2.38 % |
1W | njëjavor | 2.46 % |
1M | 1-mujor | 2.90 % |
3M | 3-mujor | 3.45 % |
6M | 6-mujor | 3.54 % |
12M | 12-mujor | 3.84 % |