☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,717 ▲ +0.2% ETH $2,410 ▼ -0.4% XRP $1.2993 ▼ -0.33% SOL $103.7700 ▼ -0.46%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Nufi në SHBA, pritet nga Guvernatorja e Nju Xhersit dhe drejtues të lartë ushtarakë: Partneriteti ynë, prioritet për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Parlamentin e Shtetit të Nju Xhersit nga Guvernatorja Mikie Sherrill dhe Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Kjo vizitë përbën ndalesën e parë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 25-vjetorin e partneritetit të suksesshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, një bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, sigurisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet dy vendeve aleate.

“Partneriteti strategjik me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët.” – u shpreh Ministri Nufi në publikimin e tij në rrjete sociale.

Përgjatë kësaj jave në SHBA, Ministri Nufi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Nju Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa do të udhëtojë edhe në Uashington për takime dhe bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.