☁️
Tiranë 31°C · Vranët 18 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.47%
DOW 53,442 ▼0.03%
NASDAQ 26,357 ▼1.08%
NAFTA 84.00 ▲0.31%
ARI 4,449 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,740 ▲ +1.75% ETH $1,913 ▲ +0.58% XRP $1.0010 ▼ -0.01% SOL $76.8000 ▲ +1.49%
S&P 500 7,709 ▼0.47 % DOW 53,442 ▼0.03 % NASDAQ 26,357 ▼1.08 % NAFTA 84.00 ▲0.31 % ARI 4,449 ▼0.55 % S&P 500 7,709 ▼0.47 % DOW 53,442 ▼0.03 % NASDAQ 26,357 ▼1.08 % NAFTA 84.00 ▲0.31 % ARI 4,449 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Nuk doja ta vrisja, por ai…”- Gjykata lë në burg Poli Boriçin, tentoi të vriste një person në atentatin e dësh

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Për fat të mirë arma e zjarrit pistoletë u bllokua dhe nuk funksionoi në qitje, teksa motiv sipas rrëfimit të të arrestuarit ishte marrja e hakut për vëllanë e plagosur kohë më parë.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e sotme, 18 gusht 2026, në orën 13:00 me dyer të mbyllura, ku Boriçi u paraqit përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal ndaj tij.

Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi në një lokal në Elbasan, ku një konflikt mes personave ka përshkallëzuar dhe i dyshuari, sipas akuzës, dyshohet se ka përdorur armë zjarri në përpjekje për t’i marrë jetën një shtetasi.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e Poli Boriçit, i cili tashmë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, në zbatim të vendimit të gjykatës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Seanca kishte në objekt “Vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë”. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka analizuar rrethanat e ngjarjes, dyshimet e ngritura nga organi i akuzës dhe materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimit.

Prokuroria ka kërkuar një masë sigurie që garanton vijimin e hetimeve dhe shmangien e çdo rreziku që mund të lidhet me të dyshuarin, ndërsa mbrojtja ka paraqitur qëndrimin e saj përpara gjykatës.

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Boriçin i cili mbrohej nga avokat.

Pavarësisht vendimit për masën e sigurisë, hetimet për ngjarjen nuk kanë përfunduar. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përdorimin e armës së zjarrit. Boriçi nga ana e tij ka deklaruar se nuk kishte qëllim ta vriste por ta frikësonte.

Në kuadër të hetimit pritet të analizohen provat e administruara, dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në lokal, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Boriçi do të qëndrojë në masën “arrest në burg” gjatë vijimit të procedurave hetimore dhe gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.