Nuk ka kompromis për institucionet e drejtësisë
Mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.
Socialistët nuk duken të shqetësuar nëse ky refuzim i tyre mund të bëhet shkak për mospjesëmarrjen e opozitës në nënkomisionin ad-hoc që i cili nga e marta do të merret me ngritjen e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.
“Kushtetutëbërësi ka parashikuar mekanizmat zhbllokues në rast të një bllokimi politik. Nënkomisioni Ad Hoc mund të vazhdojë punën për ngritjen e këshillave dhe në finale vendimmarrja i takon seancën plenare”, tha Manja.
Sa i përket vonesës së krijuar në reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfyqizuar disa nene që lidhen me funksionin e KLGJ dhe KLP, kreu i Komisionit të Ligjeve shpjegoi se Kuvendi nuk mund të vepronte pa u botuar në Fletoren Zyrtare këto vendime, ndërsa nënvizon se i fundit është publikuar në dhjetor 2017. Sipas Ulsi Manjës, as kjo nuk pengon punën e këshillave.
“Nenet e shfuqizuara nuk pengojnë punën e këshillave. E ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese që deri në adresimin e këtyre problemeve do të vazhdojë procedura e mëparshme”, tha ai.
Këto ndryshime ligjore kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash, të cilën PS nuk e ka, por Ulsi Manja nënvizoi se adresimi i shqetësimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim edhe i opozitës.