☁️
Tiranë 11°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.86 ▼1.38%
ARI 4,659 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,616 ▲ +1% ETH $2,377 ▲ +0.02% XRP $1.4203 ▲ +1.12% SOL $87.2400 ▲ +3.02%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.86 ▼1.38 % ARI 4,659 ▲1.99 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.86 ▼1.38 % ARI 4,659 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Vrasja e Ivanoviç, Haradinaj: Për hetimet mund të ftojmë edhe FBI

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dënoi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Kosovës, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, Haradinaj tha se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur vrasjen, madje edhe mund të kërkojnë ndihmë të aktorëve të jashtëm si FBI për këtë qëllim.

“Ne e dënojmë këtë krim. Njëkohësisht e dënojmë çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabër për agjenda politike nga kushdo qoftë. Është shumë më kërcënues lajmi se Serbia synon të armatoset me raketa që arrijnë të gjitha destinacionet e Kosovës, ne në këtë rast ne nuk është dashur të shkojmë në dialog”, ka thënë Haradinaj.

Mesazhi i Haradinaj vjen pasi Serbia ndërpreu menjëherë bisedimet që nisen të martën në Bruksel, si pasojë e vrasjes së Ivanoviç. Në këtë kuadër, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini i telefonoi presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tha se shpreson që fajtorët të gjenden sa më shpejt, e ashtu si Shtete e Bashkuara të Amerikës bëri thirrje për qetësi dhe maturi në këtë situatë.

Ndërkohë Moska ka një tjetër këndvështrim për situatën dhe pasi dënoi ngjarjen, shprehu shqetësim për rritjen e tensione ndëretnike në Ballkan. Vetë presidenti serb Vuçiç doli në një konference për shtyp ku e quajti këtë vrasje një akt terrorist dhe tha se qëndrimi i Beogradit do të jetë në një linjë me të. “Agresorët do të kapen dhe po nuk e benë ata, do ta bëjmë ne”, u shpreh Vuçiç.

Keqardhje shprehu për këtë ngjarje edhe Tirana zyrtare, e cila tha se akti kriminal, i bërë me qëllime të këqija, nuk duhet lejuar të ndikojë në tensionim e situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.