🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,334 ▼ -0.05% ETH $2,409 ▼ -0.36% XRP $1.2931 ▼ -0.86% SOL $103.4100 ▼ -0.63%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Teknologji

Nvidia dhe Mercedes zgjerojnë partneritetin me fokus te drejtimi autonom i gjeneratës së ardhshme

Mercedes ishte prodhuesi i parë i automjeteve që mori miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3 në Evropë, por funksionaliteti i tij ka ende shumë kufizime.

Për shembull, automjeti i pajisur me një sistem të tillë (ADAS) mund të arrijë shpejtësi deri në 95 km/orë dhe vetëm në autostrada të caktuara.

Mercedes e quan këtë sistem “Driver Pilot” dhe ai është zhvilluar në bashkëpunim me Nvidia.

Sot, të dyja kompanitë njoftuan se po e zgjerojnë partneritetin e tyre dhe do të vazhdojnë të punojnë për një sistem drejtimi autonom të gjeneratës së ardhshme.

Mercedes ofroi ekspertizën në fushën e sigurisë dhe integrimit.

Nga ana tjetër, Nvidia solli teknologjinë: “Nvidia Hyperion” është arkitektura e sensorëve dhe e përpunimit të të dhënave brenda automjetit, ndërsa “Nvidia Alpamayo Stack” është softueri i drejtimit që përdor inteligjencën artificiale për të marrë vendime.

“Nvidia Halos” është sistemi i sigurisë që ofron redundancë (dublim të sistemeve) dhe mekanizma mbrojtës.

Qëllimi është krijimi i një sistemi të Nivelit 4 (sipas standardeve SAE), i cili e menaxhon plotësisht drejtimin e automjetit dhe reagon ndaj problemeve në kohën e duhur, brenda kushteve të caktuara operacionale.

Kjo eliminon nevojën që një njeri të marrë kontrollin e mjetit.

Ky është një hap nën Nivelin 5, i cili në thelb nënkupton automatizim të plotë, pa asnjë kufizim sa i përket rrugëve apo kushteve të drejtimit.

Mercedes dhe Nvidia theksojnë gjithashtu se do të shohim një integrim më të thellë midis sistemit operativ të Mercedesit (MB.OS) dhe platformës “Hyperion” të Nvidia-s. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.