🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.51 ▼1.45%
ARI 4,108 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,139 ▼ -2.38% ETH $2,107 ▼ -5.86% XRP $1.0784 ▼ -7.15% SOL $85.9200 ▼ -3.86%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.51 ▼1.45 % ARI 4,108 ▲0.81 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.51 ▼1.45 % ARI 4,108 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Nvidia humb miliarda në vlerë pas aferës së raportuar të Jensen Huang

Shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, po përballet me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, pas raportimeve se kishte pasur një lidhje romantike me një ekzekutive të dyshuar se punonte për inteligjencën kineze.

Pas publikimit të lajmit, aksionet e Nvidia-s ranë rreth 4.9 për qind në tregtimin para hapjes, në 177.53 dollarë.

Aksioni ka humbur rreth 18 për qind gjatë muajit të fundit dhe është në rrugë për vitin më të dobët që nga 2022.

Megjithatë, reagimi i tregut sugjeron se investitorët nuk presin largimin e menjëhershëm të Huang nga posti i tij.

Nvidia ka nisur një hetim të pavarur për çështjen, ndërsa Huang pritet të përballet edhe me pyetje nga Kongresi amerikan.

Ai ka deklaruar se mbetet “plotësisht i përkushtuar” ndaj kompanisë dhe do të vazhdojë detyrën gjatë hetimit.

Pozita e tij është më e ndjeshme sesa ajo e disa drejtuesve të tjerë të teknologjisë, pasi Nvidia nuk ka strukturë aksionesh që t’i japë CEO-s fuqi të jashtëzakonshme votimi.

Huang zotëron rreth 3.4 për qind të kompanisë, çka do të thotë se bordi dhe investitorët, në teori, mund ta largojnë.

Megjithatë, largimi i tij do të ishte një vendim shumë i vështirë.

Huang është themeluesi dhe figura kryesore që ka formësuar kulturën dhe strategjinë e Nvidia-s, ndërsa kompania nuk ka një pasardhës të qartë.

Një largim i tij mund të krijonte tronditje edhe më të gjerë në sektorin e Al, pasi Nvidia është investitore dhe huadhënëse e rëndësishme për shumë kompani të AI-së.

Huang ka marrë mbështetje publike nga presidenti Donald Trump, Elon Musk dhe investitori miliarder Bill Ackman.

Megjithatë, edhe nëse mbetet në krye të Nvidia-s, pritet që Huang të kufizojë rolin e tij publik si një nga zërat kryesorë të bumit të Al dhe të politikave më të buta për eksportet e çipave.

Kjo do të shtonte edhe më shumë pasiguri për sektorin e AI-së, në një periudhë kur investitorët tashmë po tregohen më të kujdesshëm ndaj vlerësimeve të larta të kompanive teknologjike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.