Duka përshëndet Ivan Balliun: Profesionist shembullor, e veshe me krenari fanellën kuqezi!
Ivan Balliu është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Emri i tij mungonte në listën e fundit të trajnerit Maran, i cili sqaroi se mbrojtësi kishte vendosur të tërhiqej.
Për vendimin e Balliut ka reaguar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e ka falënderuar publikisht lojtarin që zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, duke e vlerësuar si një profesionist shembullor.
Postimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka
Ivan Balliu ishte gjithmonë gati për Kombëtaren. Një mbrojtës me cilësi të rralla, një profesionist shembullor dhe një njeri që e veshi fanellën kuqezi me dashuri e krenari. Me vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, Ivan mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.
Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri. Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ka qenë për ne të të kishim në ekip. Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares sonë. Faleminderit, Ivan! ¡Gracias, Ivan!
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.