🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▲ +1.35% ETH $2,165 ▲ +0.98% XRP $1.4132 ▲ +0.28% SOL $91.3300 ▲ +1.43%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

Nxënënsit në Turqi nuk do mësojnë më evolucionin

Nxënësit e gjimnazit në shkollat turke nuk do të mësojnë më teorinë e evolucionit. 

Lënda është hequr nga kurrikula pas ndryshimeve të bëra me qëllim eleminimin e temave të diskutueshme, tha shefi i bordit kombëtar të edukimit Alpaslan Durmus.

“Nëse nxënësit tanë nuk kanë background, njohuri shkencore apo informacione për të kuptuar debatin mbi temat e diskutueshme, ne i lëmë ata jashtë këtyre temave”, tha Durmus.

Kurrikula e re do të hyjë në fuqi në kohë për vitin shkollor 2017-2018. Ajo mbi të gjitha nënvizon vlerat kombëtare dhe nxjerr në pah kontributet e bëra nga studiues turq dhe myslimanë.

Mësimet e historisë, sipas Durmus, do të shohin përtej eurocentrizmit dhe mësimet e muzikës do të fokusohen tek të gjitha ngjyrat e muzikës turke.

Kritikët i shohin ndryshimet në sistemin arsimor si një hap tjetër drejt realizimit të ambicieve të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim për ta bërë Turqinë më konservatore. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar disa herë se do që të rritet një gjeneratë virtuoze.

Argumenti se teoria e evolucionit është shumë e vështirë për tu kuptuar nga nxënësit nuk është një shpjegim i arsyeshëm për heqjen e saj nga tekstet shkollore thonë disa kritikë ndërkohë që teoria e darvinit ka qenë në qendër të luftrave turke për kulturën gjatë dekadës së fundit.

Qendra për kërkimet shkencore dhe teknologjike në turqi, e drejtuar nga qeveria, ndezi debatin në 2009 pasi tërhoqi nga tregu një revistë që fliste për evolucionin sipas charles darvin.

Ndërkohë që sipas një qasjeje konservatore të linjës së ashpër, teoria shkencore e vendos evolucionin në një shkallë me ateizmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.