☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▼ -0.68% ETH $1,993 ▼ -1.61% XRP $1.3251 ▼ -2.06% SOL $81.8000 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama dhe Raul Castro shkëmbim idesh në Samitin e Amerikave

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu kubanez, Raul Castro do të kenë një shkëmbim idesh në samitin e Amerikave javën e ardhshme në Panama, theksoi dje diplomacia amerikane, në kuadër të afrimit historik mes dy vendeve.

obama-castroMegjithatë, departamenti amerikan i Shtetit, ka shprehur skepticizëm mbi mundësinë që Uashingtoni dhe Havana të mund të rihapin ambasadat e tyre deri në zhvillimin e këtij takimi ndërkombëtar më 10 dhe 11 prill, siç është njoftuar më parë.

“Presidenti e dinte, duke vendosur të marrë pjesë në Samitin e Amerikave, që Kuba është e ftuar dhe se do të ketë një ndërveprim. Drejtuesit do të jenë së bashku në pjesën më të madhe të kohës. Do të ketë gjithashtu një bisedë me Raul Castron”, deklaroi zëvendëssekretarja për Amerikën latine, Roberta Jacobson.

“Përveç takimit dypalësh me presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, asnjë takim tjetër nuk është programuar, edhe pse nuk e di saktësisht se për çfarë lloj ndërveprimi bëhet fjalë”, shtoi diplomatja pa dhënë detaje mbi formatin e bisedës mes dy presidentëve.

Ky samit i Amerikave, ku do të marrin pjesë presidenti amerikan, Obama dhe Castro, mes 34 drejtuesve, merr një karakter të veçantë sepse ndodh pas njoftimit historik, më 17 dhjetor 2014, të afrimit diplomatik mes Uashingtonit dhe Havanës, pas një gjysmë shekulli tensionesh të trashëguara nga Lufta e Ftohtë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.