☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.69 ▲3.73%
ARI 4,427 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,524 ▼ -2.46% ETH $2,085 ▼ -4.41% XRP $1.3723 ▼ -3.16% SOL $88.1600 ▼ -4.58%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,427 ▼2.76 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,427 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Obama garanton solidaritet me vendet e NATO-s

Presidenti amerikan Barack Obama nis një vizitë në Evropë, ku do të dëshmojë solidaritet me vendet partnere në NATO. Fillimisht qëndron në Estoni e pastaj edhe në Britani të Madhe.

obama

Presidenti amerikan Barack Obama niset këtë të martë për në Evropë. Në prag të takimit të NATO-s në Uells ai do të vizitojë të mërkurën Estoninë, ku do të takohet me tre presidentët e vendeve baltike, si dhe me kryeministrin estonez Taavi Rõivas. Qëllimi është që të dëshmojë solidaritetin amerikan me partnerët: Letoninë, Lituaniën dhe Estoninë, por edhe me Poloninë dhe Rumaninë, të cilat prej fillimit të përzierjes së Rusisë në konfliktin e Ukrainës kanë kërkuar një prezencë më të madhe të NATO-s në këtë rajon, sepse kanë frikë për kufijtë e tyre.

Takimi i NATO-s

Pas këtyre takimeve Obama do të shkojë në Njuport në Uells, ku të enjten mbahet takimi i NATO-s dhe ku do të bisedohet në radhë të parë për gjendjen në Ukrainë dhe pasojat e krizës së atjeshme. Në këtë takim do të vendoset për krijimin e një udhëheqësie të trupave për ragime të shpejta NRF, siç u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Anders Fogh Rasmussen. NATO do që të jetë e aftë, që brenda 2-3 ditësh të dërgojë trupa në vendet anëtare, nëse ato cënohen nga Rusia. Ukraina e fajëson Rusinë për mbështetje me armë dhe trupa të seperatistëve prorusë në Lindje të këtij vendi. Moska i ka hedhur poshtë kritikat.

Rusia e “shokuar”

Konflikti i pëgjakshëm po zgjat prej mesit të prillit dhe deri tani vlerësohet se kanë humbur jetën të paktën 2600 njerëz. Kryetari i bashkisë në Kiev, Vitali Kliçko, apeloi tek Qeveria gjermane që ta furnizojë Ukrainën me armë. Udhëheqësia në Kiev ka kërkuar ndihma nga NATO në tre muajt e fundit, por deri tani pa sukses, shkruan ish-kampioni i botës në boks, për gazetën “Bild”. Ai shkruan se Ukraina nuk po e mbronë vetëm vendin e vet, por edhe Evropën dhe vlerat e saj.

Moska i ka dënuar fjalët e ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Valeri Geletej, i cili flet për “fillimin e një lufte të madhe për mbrojtjen e atdheut” në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse ka kumtuar se Rusia është e shokuar. “Nocioni lufta e madhe për atdhe” përdorej në ish-Bashkimin Sovjetik për Luftën e Dytë Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.