roze

Obama kërkon këshilla

Në mbrëmjen e fundit kushtuar korrespondentëve dhe gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama thumboi Donald Trump, por edhe veten dhe planet për “pensionin”.

E tani, kreu i Shtëpisë së Bardhë, që është në muajt e fundit në këtë detyrë, ka publikuar një video plot humor, ku protagonist nuk është vetëm ai, por edhe Michelle dhe zv.presidenti Joe Biden.

Videoja nis me Presidentin të shtrirë në zyrën e tij duke ndjekur lajmet. Në një moment dëgjon raportuesin që thotë se dy vitet e ardhshme pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë, do t’i kalojë në Uashington si një “komandant pensionist në shtrat”.

Menjëherë ‘shan’ gazetarin dhe ngrihet në këmbë dhe merr në telefon Joe Biden dhe i kërkon këshillë zëvendësit se më çfarë të merret pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë, pasi nuk mund të luajë golf çdo ditë.

Zëvendësi ‘dinak’ i thotë të nisë kursin për të marrë lejen e drejtimit të automjetit, ose të trajnojë një skuadër sporti, futbolli, basketbolli a diçka tjetër.

Dhe kështu bën. Hapi i parë është marrja e lejes së drejtimit të automjetit. Paraqitet në zyrën përkatëse, ku nuk i mbush mëndjen punonjëses në fjalë, që habitet me emrin e të atit të tij, Hussein.

Më pas, Obama gjen një telefon dhe sheh se ai është i Michelle, që e ka harruar atë. Vendos të shkrepë një ‘selfie’ dhe ta postojë në Snapchat, por gabimisht e bën atë me efekte, aspak miqësore.

E vënë në dijeni për atë që ka ndodhur, Michelle hyn e nxehur dhe merr telefonin e vet.

Më pas, Obama vendos të kërkojë këshillën e rivalit të tij të dikurshëm, John Boehner, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres.

“Qetësohu, pusho. Tani mund të pish birrë i qetë në orën 11:30 dhe të hash mëngjes të McDonalds në çdo kohë të ditës pa të shqetësuar kush”, ishte këshilla e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button