roze
Obama në Kenia… dhe për të kërcyer
Presidenti Barack Obama ka shpenzuar shumë kohë në Kenia për çështje serioze si të drejtat e homoseksualëve, por ka gjetur kohën edhe për të kërcyer me grupin më të famshëm të vendit, Sauti Sol.
Grupi performoi në darkën e State House, të organizuar nga presidenti Uhuru Kenyatta. Presidenti Obama i është bashkuar grupit muzikor në skenë duke kërcyer.
Kërcimtarët, të shoqëruar dhe nga bashkëshortja e Kenyatta, Margaret, Këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice dhe motra nga babai e Obamës, Auma, performuan kërcimin tradicional Lipala.