Amerika

Obama siguron Izraelin: Jemi aleati juaj

Pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me kryeminstrin Benjamin Netaniahu,  Barak Obama e siguroi Izraelin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i palëkundur i shtetit hebre në botë.

1428319083obama-bbcccccMes frikës që ka ngjallur në Tel Aviv arritja e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit, presidenti amerikan del me paralajmërimin e hapur se republika islamike dhe kushdo tjetër në rajon duhet ta ketë të qartë se po u ngatërruan me Izraelin, do të kenë punë edhe me Amerikën.

Pas vulosjes së paktit në Lozanë të Zvicrës, kritikët e fshikulluan menjëherë shefin e Shtëpisë së Bardhë me pretendimet se i dha shumë terren Teheranit duke rrezikuar Izraelin. Por, në një intervistë për ‘Neë York Times’, Obama e mohoi me forcë një gjë të tillë.

“Do ta konsideroja si dështim nga ana ime, si dështim të thellë të presidencës nëse veprimet e mia apo pasojat e punës që kam bërë do të rëndonin mbi Izraelin, duke e bërë më të cënueshëm. Izraeli ka çdo të drejtë të mundshme të shqetësohet mbi Iranin, një vend i cili ka kërcënuar ta shkatërrojë, një vend që ka mohuar Holokaustin e ka shprehur hapur ide të helmëta anti-semite. Por, marrëveshja paraprake me Teheranin ishte një mundësi që vjen një herë në jetë për të frenuar përhapjen e armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ajo që ne do të bëjmë edhe me arritjen e këtij pakti, është t’i dërgojmë iranianëve dhe mbarë rajonit mesazhin e qartë se Amerika do të jetë gjithmonë aty për Izraelin”, tha Obama.

Sipas marrëveshjes së arritur të enjten, Irani duhet të reduktojë ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore e të tkurrë me dy të tretat numrin e centrifugave të përdorura për procesin e pasurimit.

Megjithatë, një ditë më parë, Netaniahu deklaroi për CNN se asnjë centrifugë iraniane nuk është shkatërruar e asnjë kompleks bërthamor nuk është mbyllur, përfshirë këtu centralet e nëndheshme të ndërtuara sipas tij nga Teherani në mënyrë të paligjshme.

“Me mijëra centrifuga do të vazhdojnë të rrotullohen e të pasurojnë uranium”, tha shefi i ekzekutivit Izraelit, e kjo, shtoi ai, e bën marrëveshjen e Zvicrës një ujdi shumë të keqe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button