Keshilla

Objektet që përmbajnë më shumë baktere, ja nga kush të mbroheni

peshqirNjë studim amerikan i Universitetit të Arizonës paralajmëron se peshqirët janë shkaku kryesor për përhapjen e baktereve dhe sëmundjeve. Kjo për shkak të lagështisë së tyre, e cila lejon që bakteret të mbijetojnë dhe së dyti, pasi përdoren për të fshirë pjesët e trupit që përmbajnë më shumë baktere.

25% e peshqirëve të analizuar rezultuan pozitiv ndaj E.Coli, një bakter i rrezikshëm që shkakton infeskione në rrugët urinare.

Charles Gerba, drejtues i studimit thotë se e njëjta gjë vlen edhe për peshqirët e përdorur në kuzhinë, “Mjaft i fshitë duart me peshqir pasi keni prekur ushqimin, lajini mirë. Peshqiri kalon përmes mukozës së gojës dhe hundës dhe bakteret hyjnë në organizmin tonë dhe transmetohen nga një njeri te tjetri, ndaj sa më shpesh të ndërrohen peshqirët aq më mirë është”.

Pllaka ku presim ushqimin– Mbi të pritet çdo gjë, por veçanërisht nëse është prej druri rrezikohet më tepër prania e baktereve të rrezikshëm si E. Coli ose salmonela. Lajeni sa më shpesh.

Çelësat e sobës ose rubinetat– Janë të mbushura me baktere pasi i prekim shpesh sa herë që i kemi duart e pista.

Banaku i kuzhinës– Mbi të vendoset çdo gjë, ndaj këshillohet që të jetë prej materiali mermeri.

Makinetat e kafesë– Janë ndër objektet që përmbajnë më shumë baktere për shkak të pranisë së vazhdueshme të ujit dhe mbetjes së kafesë.

Mbajtësja e furçës së dhëmbëve– Mban baktere të shumta për shkak të pranisë së ujit dhe ambientit përreth, baktere të cilat transmetohen në gojë. Këshillohet të lahet sa më shpesh.

Lavamani i kuzhinës- Mbetjet e ushqimit, pjatat e pista, uji i ndotur etj., janë burim kryesor për zhvillimin e baktereve. Lajeni sa më shpesh me ilaçin përkatës.

Sfungjeri i enëve- Është gjithmonë i lagësht dhe për shkak të mbetjes së ushqimeve është vendi ideal për zhvillimin e baktereve.

Lodrat e qenve dhe të maceve– Janë të mbushura plot me baktere.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button