☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.87 ▲2.09%
ARI 4,651 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,016 ▲ +2.51% ETH $2,118 ▲ +2.6% XRP $1.3272 ▲ +0.97% SOL $81.8600 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.87 ▲2.09 % ARI 4,651 ▼0.61 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.87 ▲2.09 % ARI 4,651 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

OKB: Fenomeni global, sirianët po mbërrijnë deri në Karaibe

Kriza e klandestinëve i ka kaluar kufijtë europianë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se fenomeni është bërë tashmë global dhe kërkon gjithashtu përgjigje globale. Sipas Kombeve të Bashkuara, emigrantët kanë mbërritur deri në Karaibe, duke paralajmëruar se mosndarja e përgjegjësive do të çojë në përkeqësim të krizës.

Azilkërkuesit tashmë janë kthyer në fenomen global, i cili kërkon gjithashtu përgjigje globale.

Paralajmërimi vjen nga Komisioneri i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, i cili gjatë një interviste për rrjetin britanik BBC shprehu nevojën e ndarjes së përgjegjësisë.

Ai tha se mbajtja e barrës vetëm nga disa vende dhe mbyllja e dyerve të vendeve të tjera nuk i jep zgjidhje këtij problemi të rëndë.

Grandi, i cili mori detyrën në OKB në janar të këtij viti, tha se fakti që sirianët kishin arritur në Azinë Lindore dhe në Karaibe si refugjatë tregon sa fenomeni është bërë global dhe për këtë arsye kërkon vëmendje dhe përgjigje ndërkombëtare.

Ai tha se barrën më të madhe të krizës së klandestinëve po e mbajnë disa vende të cilat strehojnë qindra-mijëra refugjatë dhe zakonisht vendet fqinje të konflikteve.

Grandi paralajmëroi se nëse barra e kësaj krize nuk ndahet, pabarazitë do të shkaktojnë reaksione të ashpra, mbyllje dhe do të çojë në vendime të njëanshme të shteteve.

Komisioneri i OKB tha se Bashkimi Europian nuk ka marrë vendime të drejta që prej fillimit të krizës, kur fluksi në Greqi arriti në nivele të larta.

Sakaq situata ka mbetur e paralizuar në Idomeni, ku emigrantët vijojnë të rezitojnë dhe të kërkojnë hapjen e kufirit.

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2015 arriti në 1.255.600, dyfishi i 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.