☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.94 ▲0.04%
ARI 4,176 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,816 ▼ -2.61% ETH $2,355 ▼ -5.3% XRP $1.3028 ▼ -4.36% SOL $101.9300 ▼ -3.89%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.94 ▲0.04 % ARI 4,176 ▲1.65 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.94 ▲0.04 % ARI 4,176 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

OKB-ja: Izraeli të ndërpresë “ndëshkimin kolektiv” të popullsisë së Gazës

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë kërkuar nga Izraeli t’i japë fund “ndëshkimit kolektiv” gjithë popullsisë së Gazës, duke theksuar se ndëshkimi kolektiv është “krim lufte”.

Në një konferencë për media në Gjenevë, zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha se një “katastrofë humanitare po zhvillohet për 2,2 milionë njerëz të mbyllur brenda Gazës, të cilët po ndëshkohen kolektivisht”.

“Ndëshimi kolektiv është krim lufte. Ndëshkimi kolektiv i Izraelit për gjithë popullsinë e Gazës duhet të pushojë menjëherë”, tha Shamdasani.

Ajo theksoi se përdorimi i “gjuhës çnjerëzore” kundër palestinezëve gjithashtu duhet të ndalet.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për evakuimin e njerëzve në Gaza nga veriu në jug, duke theksuar se një evakuim i tillë mund të konsiderohet “transferim i detyruar”.

“Pavarësisht urdhrave të përsëritura për banorët e Gazës veriore për të lëvizur në jug, duke sugjeruar se është e sigurt, sulmet e forcave izraelite ndaj krahinave jugore dhe Gazës së mesme ditët e fundit janë intensifikuar. Ndërkohë, sulmet e rënda ndaj komuniteteve veriore, përfshirë qytetin e Gazës, po vazhdojnë. Askund nuk është e sigurt në Gaza”, tha Shamdasani.

Siç theksoi ajo, “detyrimi i njerëzve për t’u evakuuar në këto rrethana, nën një rrethim të plotë, ngre shqetësime serioze për transferimin e dhunshëm, që është krim lufte”.

Lidhur me përdorimin e armëve shpërthyese nga Izraeli, ajo tha se armë të tilla me “efekte të zonës së gjerë në zonat me popullsi të dendur” ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe në humbje të jetëve të civilëve.

Pothuajse 8.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.