OKB-ja:Kina dhe ShBA-ja dominuese në Inteligjencën Artificiale
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale(WIPO) pranë OKB-së, bëri të ditur në një raport të publikuar të enjten se vitet e fundit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar studimet teorike, duke hyrë në tregun global, ku dolën pandërprerë shpikje të shumta në bazë të teknologjisë përkatëse.
Gjatë këtij konkurrimi, Kina dhe ShBA-ja radhiten në vendet e para.
Sipas raportit, gjiganti teknologjik amerikan IBM, me zotërimin e 8920 të të drejtave të pronësisë intelektuale, është pronari më i madh i teknologjisë së Inteligjencës Artificiale. Pas tij renditet Microsoft-i me 5930 të drejta të pronësisë. Ndërsa, ndër 20 institucionet studimore që aplikojnë më shumë për të drejtat e pronësisë intelektuale në fushën e inteligjencës artificiale,17 vendet janë nga Kina, me epërsi të fortë për zhvillimin e “mësimit të thellë”.
Lidhur me këtë, drejtori i përgjithshëm i WIPO-s, Francis Gurry u shpreh se ShBA-ja dhe Kina dominojnë sektorin. Numri i patentave dhe botimeve të tyre shkencore në inteligjencën artificiale renditet në vendet e para. Ai shtoi njëkohësisht se megjithëse Kina nisi relativisht vonë në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, ajo pa dyshim është integruar në sistemin global përkatës, duke zotëruar drejtorinë më të madhe botërore dhe numrin më të madh të aplikimit për të drejtat e pronësisë intelektuale.