☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.98 ▼9.42%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,983 ▲ +3.99% ETH $2,166 ▲ +4.99% XRP $1.4396 ▲ +3.72% SOL $91.9200 ▲ +5.91%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Olli: E papranueshme gjuha e kryebashkiakut ndaj Presidentit

Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, deklaroi se “me një zhargon që nuk i takon kryeqytetasit të Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar sërish institucionin e Presidentit të Republikës”.

“Për ne, është e qartë ai tashmë është shndërruar në një kamikaz të Edi Ramës”, tha Olli.

Kreu i këshilltarëve demokratë shtoi se Veliaj është “një element antishtet”: “Tentativa e tij për intimidimin dhe krijimin e këtij rasti të paprecedentë ka një prapavijë, është një prapavijë politike. Kërcënimi i hapur që bëri se ai do të përndjekë çdo gjyqtar, apo çdo punonjës të institucioneve të tjera shtetërore, të cilët dalin kundër dëshirave apo tekave dhe trilleve të tij personale, është shenja më e mirë që kemi të bëjmë me një element antishtet, antiligj, antisistem. Ai po përpiqet të intimidojë sistemin e drejtësisë për të mbuluar skandalet që pasojnë njëri-tjetrin dhe aferat e tij korruptive. E ka të kotë. Do të përgjigjet deri më një përpara drejtësisë për të gjitha shkeljet. Si për tenderat, ashtu edhe për veprat e tjera të shpërdorimit të detyrës duke filluar që nga Liqeni, konçensionet dhe të gjitha të tjerat”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.