roze

“One Direction” të frymëzuar nga “Rolling Stones”

Grupi i “One Direction” dëshiron të ndjekë hapat e Rolling Stones. Edhe pse pas largimit të një prej pjesëtarëve të grupit, Zyan, grupi u përfol se secili prej djemve do vazhdonte karrierat ‘solo’, por duket se kanë qenë thjesht thashetheme.

Në fakt anëtarët e mbetur të grupit po planifikojnë të marrin disa këshilla nga “Rolling Stones”, lidhur më karrierën e tyre muzikore.

“Djemtë e dinë mirë se duke qenë të bashkuar ata mund të vazhdojnë të jenë të suksesshëm si grup, por edhe si solistë”, ka thënë një burim për revistën “People”. “Nuk ka asnjë arsye që ata të ndahen pasi ata dëshirojnë të punojnë edhe si grup edhe në projekteve e tyre solo, si “Rolling Stones.”

“Stones” janë frymëzimi i tyre më i madh dhe janë fansat të çmendur të këtij grupi”, shton burimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button