ONM dorëzon raportin për institucionet e drejtësisë, problem tensioni politik
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dorëzoi në Kuvend raportin e vlerësimit për katër kandidatët e Shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Por opozita është në marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe a do të angazhohet ajo në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë?
“Vendimet tona sigurisht do të lidhen jo thjesht me qëllimin që ka opozita për të pasur një reformë reale në drejtësi, të nevojshme, por sigurisht dhe me qëndrimet e maxhorancës. Ne nuk mund të bëjmë sikur, që të shkojmë të miratojmë ligje, pastaj të shohim se si këto ligje dhe vetë kushtetuta shkelen me këmbë nga maxhoranca dhe kryeminsitri”, tha Paloka.
“LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë, në mënyrë që 2018 të jetë viti i realizimit, implementimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Luan Rama.
Në pikë të fundit ngritja e këtyre organeve mund të bëhët njëanshëm nga socialistët duke shfrytëzuar mekanizamat zhbllokues, por KLGJ e KLP nuk do të mund të funkisionojnë nëse Kuvendi nuk amendon ligjet përkatëse sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është momenti kur socialistët i kanë duart e lidhura nëse opozita nuk bashkëpunonon.