☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,372 ▼1.62%
DOW 45,177 ▼1.7%
NASDAQ 20,961 ▼2.09%
NAFTA 99.77 ▲5.6%
ARI 4,551 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,988 ▼ -3.83% ETH $1,994 ▼ -2.74% XRP $1.3282 ▼ -1.47% SOL $82.7200 ▼ -3.58%
S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 % S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Operatorët turistikë kërkojnë zgjatjen me 2 javë të sezonit turistik për shkak të rënies së euros

Fillimi i sezonit turistik me vonesë për shkak të situatës së vrullshme të shirave në muajt prill, maj i ka nxitur operatorët turistik të kërkojnë zgjatjen e sezonit veror 2023 deri në fund të shtatorit. Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani thotë se hotelet e kanë hedhur këtë ide për të mbuluar humbjet e vitit.

 “Hotelet kanë hedhur idenë e shtyrjes së sezonit. Mesa di deri më tani shkolla do të fillojë në 12 shtator dhe rifillimi i shkollës pret si me thikë përsa i përket turistëve shqiptarë. Dhe kjo është një humbje shumë e madhe për bregdetin sidomos për jugun, Dhërmiu, Ksamili etj. Dhe është hedhur ideja që të shtyhet sezoni me një javë apo dy javë që të konsumohej i gjithë shtatori”, tha ekspertja e turizmit, Flora Xhemani.

Të ndodhur tashmë me humbje për shkak të  rënies së euro por dhe nga kontratat “all inclusive” të kryer një vit më parë i ka bërë këto shërbime turistike të regjistrojnë 20-30% fitime më pak këtë sezon veror.

Sipas ekspertes Xhemani kjo humbje po rikuperohet me çmimet e larta të vendosura.

Kudo në botë në pikun e sezonit çmimit janë më të larta se sezonet e tjera. E dyta rënia drastike e euros që ka shkuar pothuajse e barabartë me lekun ka bërë që të gjitha çmimet të rriten, të ofrohen kryesisht në lekë dhe të kompensohet humbja e mundshme. Të mos harrojmë që kontratat e turizmit all inclusive bëhen një vit më parë dhe u bë që në 2020 që këto kontrata janë me 20-30% ulje. Dhe hotelet punojnë dy muaj dhe diku duhet ti kompensojnë këto humbje.”

Sezoni turistik pritet të kulmoj në muajt korrik dhe gusht. Në 5 muajt e parë të vitit vendin tonë e kanë vizituar rreth 2.3 milionë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.