Opozita bllokon foltoren, Spaho përjashtohet nga seanca
Seanca plenare e ditës së enjte ka shënuar tensione mes mazhorancës dhe opozitës ku këta të fundit kanë bllokuar foltoren e kuvendit, duke detyruar kryetarin Gramoz Ruçi, që të ndërpres seancën për 5 minuta.
Shkak I ndërprerjes së seancës plenare ishte marrja e fjalës nga deputeti Edmon Spaho, i cili nisi të diskutojë për çështje jashtë rendit të ditës, çka nuk u lejua nga kryetari Ruçi i cili I mbylli mikrofonin deputetit.
Kjo solli reagimin e kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetëve të kësaj force politike, të cilët ju drejtuan foltores se kuvendit, duke e bllokuar atë.
Pas zaptimit të foltores kreu i kuvendit bëri apel për qetësi por thirrja nuk u morë parasysh nga deputetët e opozitës, çka detyrojë kryetarin e kuvendit që të përjashtoi nga seanca plenare dhe nga komisionet parlamentare, kryetarin e grupit të PD, Edmond Spaho, pasi ky I fundit bllokojë foltoren për më shumë se 2 minuta.
Përjashtimi I kreut të grupit të PD, ndodhi në baze të ligjit 64 pika 5, I cili thekson se nëse deputetët vazhdojnë të bllokojnë foltoren për më më shumë se një minutë, atëherë sipas nenit 65, masa disiplinore shoqërohet me sanksione financiare dhe përjashtimin.
Ndërsa deputete e opozitës vazhdojnë të rrethojnë foltoren e kuvendit dhe deputeti Edmond Spaho nuk ka zbaton urdhrin e largimit nga seanca plenare, kryetari Gramoz Ruçi citoi neni 65 të rregullores, ku thuhet se “nëse deputeti nuk zbaton urdhrin e largimit, drejtuesi ndërpret seancën, ndërsa shërbimi urdhërohet të bëjë detyrën dhe të nxjerri jashtë deputetin.
Rama reagon ne facebook për bllokimin e foltores nga opozita
Me anë të një statusi kryeministri shkruan,”Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë”, duke treguar disa pamje nga moment i i bllokimit të punimeve të seancës plenare.
Kuvendi rinis punimet mes tensioneve, deputetët e PS diskutojnë për rendin e ditës
Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet e tij pas përjashtimit nga seanca të kryetari të grupit Parlamentare të PD-së, Edmond Spaho.
Ndërsa opozita vazhdon të protestojë, kryetari i kuvendit Gramoz Ruci urdhëron punonjësit e shërbimit që të rrijë si kordonë në mes të sallës së kuvendit.
Edhe pse jo në kushte normale të zhvillimit të një seance, Deputetja, e PS-së, Adelina Risa në fjalën e saj tha se modeli më i keq i mundshëm është sot i reflektuar nga opozita. “Ne anëtarët e Komisionit të Edukimit vijmë sot me dy nisma një nga ministria e arsimit dhe një nga partia demokratike.
“Gjithçka fillon nga arsimi është baza e shoqërisë, trampolina e së nesërmes dhe duhet ta fillojmë arsimin. Si e gjetëm ne arsimin në 2013 dhe ku është sot. Kur diskutuam buxhetin e vitit 2018, ishin dhe tekstet falas për kasën e 1-4, por nisma e PD-së nuk duhet miratuar.”, tha Riza.
Kryetari i Kuvendit iu drejtohet kryetarëve për diskutim, ku fjalën në emër të grupit të PS e merë Ismet Beqiri . “Në buxhetin sapo miratuam kemi miratuar dhe tekstet falas për nxënësit nga klasa e 1-5, dhe në të ardhme do ta çojmë nga klasa e 1-9. Ndaj në diskutimin që u bë në këtë komision, anëtarët e mazhorancës u shprehen që të mos miratohet.”
Kryetari i kuvendit, Ruçi fton deputetët të diskutojnë për projekt ligji, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”.
Fjalën e merr deputeti i PS-së, Anastas Angjeli i cili tha është një projekt në shërbim të qytetarëve dhe e mbështesim atë.
Ndërsa ne fjalën e saj, Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti shprehet se ky reagim tregon qartë se kush kërkon të vrasë ekonominë dhe t’ju vrasë shpresën të rinjve. Prandaj kërkoj si Aron Sheha të votoni pro veprave strategjike që i japin impuls strategjisë dhe zhvillimit.
Opozita braktis seancën, Basha opozita nuk do të pranojë kurrë ti mbyllet goja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot opozita nuk do të pranojë kurrë ti mbyllet goja siç ndodhi sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij, pas ndërprerjes së seancës së kuvendit të Shqipërisë, Basha tha se opozita kërkoi ekstradimin e Nezar Sehitaj, i cili sipas tij ishte gati për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të çuar para drejtësisë, “Peshqit e mëdhenj”.
Sipas Bashës, shqiptarët për shkak të drogës shqiptarët sot janë më të varfër dhe më të pa shpresë me emigracionin më të lartë në këto 15 vitet e fundit. “Mafia në pushtet e ekstradoi Sehitaj, duke shkelur të gjitha ligjet që ti mbyllë gojën atij, që të zvarrisë dhe të mbrojë Sajmir Tahirin, që të mbrojë kupolën mafioze në pushtet.”, tha ai
Duke folur për protestën e opozitës në parlament, Basha u shpreh se sot opozita në parlament kërkoj fjalën në përputhje me rregulloren, për të kërkuar praninë e Edi Ramës i cili sipas tij, u fsheh, siç u fsheh para bashkimit të shqiptarëve në 27 janar.
Më tej, Basha shtoi se institucionet janë bërë të gjithë bashkë për t’i mbyllur gojën dëshmitarit kuç. “Vendi është në kthetrat e mafies. Opozita nuk do të pranojë kurrë t’i mbyllet goja në parlament. Kjo është pengesa kryesore për barazi para ligjit, pengesa kryesore për rrugëtimin e tyre europian”, tha ai.
“Me 27 janar shqiptarët treguan se e kanë vrarë frikë për të marrë në dorë fatet e veta. Opozita do të jetë në krah të kësaj përpjekje jetike për të marrë në dorë fatin tonë i cili sot është në dorë të një bande, siç e provon fakti i rrëmbimit të dëshmitarit kyç të drejtësisë, Nazer Sehitaj”, tha Basha.
Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment
Ndërsa kryetaria e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim për media tha se nuk ishte e surprizuar nga situata pasi sipas saj ajo pretë gjëra edhe më të rënda për shkak të situatës që kryeministri Rama ka futur Shqipërinë dhe për këtë nuk ka më kthim mbrapa.
“Sado që të mundohet të largojë vëmendjen me historira nga më të ndryshmet apo edhe për të ringjallur histerinë popullore për qëndrime apo skena si regjisor apo si artist që mundohet ti krijojë nuk do shpëtojnë dot, nuk do ta shpëtojnë nga përfshirja e tij me trafikun e drogës, nuk do ta shpëtojnë dot nga përfshirja e tij në strukturat kriminale dhe në krimin e organizuar kriminal dhe nuk do ta shpëtojnë dot nga përgjegjësia më e madhe që ka si kryeministër i cili jo vetëm e shkatërroi Shqipërinë por e dhunoi atë dhe e shpërbëri atë”, tha Kryemadhi
Më tej Kryemadhi shtoi se “Nuk do të shpëtoj dot nga mallkimi i 465 mijë shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë shpresë.
Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment, protestat nuk janë thjesht thirrja e njerëzve në bulevard , ato janë nga më të ndryshmet keni protestat tek minatorët , naftëtarët , tek banorëve që janë kundër inceneratorëve, për studentët që janë për tarifa më të ulëta, keni protesta te deputetët edhe tek ata qytetarë që quhen shtresa e mesme që Edi Rama i shkatërroi me taksat e larta”.