☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.20 ▲1.21%
ARI 4,463 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,092 ▼ -1.17% ETH $2,150 ▼ -0.62% XRP $1.4062 ▼ -2.25% SOL $89.9800 ▼ -2.03%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.20 ▲1.21 % ARI 4,463 ▲1.25 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.20 ▲1.21 % ARI 4,463 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Opozita: Demarkacioni, arsyeja për zgjedhje të parakohshme

Dështimi i ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit së kufirit me Malin të Zi në Kuvendin e Kosovës mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kundërshtimet e opozitës dhe një pjesë e deputetëve të koalicionit qeverisës, që po i bëjnë versionit aktual të demarkacionit gjithnjë e më tepër po vlerësohet se ky proces do të dështojë.

Dështimi i procesit do të mundë ta prishte edhe koalicionin aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat ende nuk po gjejnë konsensusin për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas janë partitë opozitare, të cilat po kërkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ky koalicion është lajmi i keq për vendin, shikoni çfare po i ndodh Kosovës, politizim i skajshëm i çdo hallke të institucioneve të vendit. Është një politizim i skajshëm. Është një situatë jo e lehtë në vend. Kur do të mbahen zgjedhjet?. Sa më shpejt, është më mirë për Kosovën. Besoj që këtë vit do të ketë, sepse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, ka thënë kreu i AAK-së.

E këmbëngulur për zgjedhje të parakohshme është edhe Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas të cilës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.