Opozita në foltore, ka “Babale” edhe për ministra të tjerë, Ruçi vijon me votimin
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi propozimin e Ballës duke kaluar menjëherë në votim, teksa opozita vijonte të fliste në foltore.
Paloka: Ka “Babale” dhe për ministrat e tjerë
Edi Paloka ka deklaruar në seancën kuvendore se edhe për ministrat e tjerë ka skandale që do të dalin së shpejti.
“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.
Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore.
Ndërkohë më herët, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, sapo seanca ka nisur. Dhe teksa kreu i Kuvendit, largoi mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me planin B, atë të transmetimit live në faqen e tij në Facebook.
Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.
Kudo ne bot, opozitat kerkojn te vin ne ustet, se esht i embel, te pasuron. Edhe opozita ne SHqiperi, ja di kimen paras.
Me kete sjellje rrugacerore qe kan zgjedhur, per te bllokuar parlamentin, vecse njollosin vehten e tyre, si antirreforamave dhe miratimit te ligjeve, rijojn imazhin me te keq , ne syt e nderkombetareve, sidomos, tani qe qeveria Rama, po lobon per apjen e negocjatave.
Ky qendrim antishqiptar, i kesaj opozite, deshmoi edhe nje her, se Berisha, Basha, Monika, Vasili, dhe sejment e tyre, kan qen dhe jan kunder integrimit te SHqiperis ne BE.
Sa per Blendi Kasmin, policia e shtetit do falenderuar per qendrimin pro evropjan, ndersa sjellja e Kasmit, jo si gazetar, por protestus, qe kerkon te caj rrethimin e policis se shtetit, te shemb mburojat e institucjonit, te nzis turmen, per te shkateruar e ndoshta dhe djegur instucjonin e ministris se brendeshme, esht vandalizem dhe duhet hetuar.
Policia e shtetit e ka detyr kushtetuse, te mbroi jeten e qytetareve, pasurin shteterore dhe ate private.
Protestusit kan te drejt ligjore, te proteston paqesisht dhe te mosdemtojn isttucjonet shteterore dhe pronen private. Kush i demton dote pergjogjet ligjerisht.
Demokracia , sesht anarshi.