Opozita proteston para kryeministrisë:”Meta ik” Basha: Rama jep dorëheqjen, Tahiri në burg
Ashtu sikundër siguruan një ditë më parë drejtuesit e PD-së, protesta e opozitës ka qenë tërësisht paqësore dhe ka zgjatur vetëm një orë. Opozitarët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë mbushën bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, prej ku kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Marshimi i demokratëve, i kryesuar nga kryetari Lulzim Basha dhe deputetë të PDsë, nisi rreth orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej”, për të kulmuar para godinës qeveritare. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Meta ik”, “Jep dorëheqjen”, “Jashtë kriminelët nga Kuvendi”, ndërsa në kor brohorisnin: “Poshtë komunizmi”, “Meta ik” etj. Përpara Kryeministrisë ishte vendosur një kordon me police femra, ndërsa përballë tyre qëndruan vajzat e Forumit Rinor të PDsë.
BASHA: SOT SHQIPTARËT TË BASHKUAR PUSHUAN METËN NGA DETYRA KRYETARIN E KUVENDIT
“Vëllezër dhe motra, bota e pa shqipëria e pa se si pamja e bashkimit të shqiptarëve mbylli sot parlamentin dhe pushoi Metën nga detyra e kryetarit të kuvendit”.
Kështu e nisi kryetari i opozitës, Lulzim Basha fjalimin para mijëra qytetarëve të mbledhur në mitingun para kryeministrisë nën moton, “Meta ik”.
Sipas Bashës, Rama dhe Meta me veprimet e tyre kanë ndërhyrë harbutërisht në dinjitetin e cdo shqiptari duke u kthyer në makthin më të keq.
“Të dashur qytetarë jemi mbledhur sot këtu në këtë miting madhështor më të bashkuar se kurrë sepse në jetën tonë, në jetën e cdo shqiptari në rrugën me shumë mund e përpjekje në dëshirat tona për të pasur këtë dinjitet, duke na kthyer në makthin më të keq kanë ndërhyrë harbutërisht Ilir Meta dhe Edi Rama që kanë përmbysur gjithçka, Sot cdo familje shqiptare është rrënuar, cmimet janë rritur, energjia, varfëria është thelluar, qindra familje mezi mbijetojnë, kokulur, se nuk blejnë dot librat për shkollë të fëmijëve, nuk blejnë dot ushimet, paguajnë dritat”.
Basha theksoi se, në 1 vit qeverisje, dyshja arrestoi 38 mijë qytetarë.
“Kanë arrestuar 38 mijë qytetarë në një vit të vetëm, njerëz të braktisur nga qeveria e tyre që nuk gjen një minutë kohë për t’i dëgjuar, por këta oligarkët po bushin xhepat, zyrat e qeverisë janë kthyer në pasigurinë e jetës”.
Sipas kryetarit të opozitës shqiptare nuk mund të ketë rend e siguri kur krimi ka kapur qeverinë.
“Nuk mund të ketë rend e siguri kur vjen në qeveri me krim. Kurrë më parë krimi nuk ka pasur lidhje më të forta. Bandat e Edit, Saimirit janë bërë të paprekshëm, nuk kuptojmë më ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti. Bandat kanë arritur deri në parlament. Na del se kryetari i parlamentit, është porositës i vrasjes së dy deputetëve, dhe akuza vjen nga një mik i Ramës, nga një superdeputet, ortak i bizneseve dhe aferave. Për 6 muaj Meta e Rama kanë mbajtur të fshehur krimin, me dorëzanin, me shënjestrën, me oborrtarin, me sekserin, dhe gjithë këtë mesele donin t’ja faturonin opozitës”
PALOKA: KJO QEVERI NUK MUND TË VAZHDOJË MË, META IK, RAMA ZHDUKU
Ora 11:40 – Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se qytetarët kanë mbushur sot bulevardin kryesor të Tiranës, pasi padrejtësia ka arritur atje ku nuk mban më. Sipas Palokës, ka ardhur koha që Rama dhe Meta të japin dorëheqjen dhe kjo qeveri të largohet sa më parë.
“Sot jemi këtu më shumë se kurrë, sepse padrejtësia ka arritur atje ku nuk mban më. Jemi më shumë se kurrë për tu treguar atyre se nuk mund të vazhdojmë më me kriminelë. Jemi këtu për t’i thënë Metës ik, Ramës zhduku, sepse kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më. Këta duhet të ikin një orë e më parë. Sot fillojmë të gjithë bashkë, nesër e gjithë Shqipëria do t’i çojë aty ku e meritojnë.”- deklaroi Paloka.
ti lulush po te vihesh ne pushtet ke do denosh nga ketaa ose cfar do besh per njerzit pse nuk u premton njerve apo sa te vihesh ne krye dhe vazhdon e njejta loje me ju legena ju jeni te gjith agjenta te te huajve vetem se vidhni ne kurriz te popullit