Te ndryshme

Plas gallata në Kuvend/ Saimir Tahirit i thyhet karrikia (video, foto)

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka parë veten në pozitë të vështirë sot paradite ndërsa karrigia ku ulet zakonisht në Parlament është thyer dhe për pak ka rënë në tokë.
Ndonëse fizikisht klasifikohet tek peshat pupël, karrikia çuditërisht nuk e ka mbajtur dot ministrin Tahiri, duke provokuar një skenë humori dhe batutash mes deputetëve.
Si për ironi, thyerja e karrikes ka ndodhur ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, po kritikonte pikërisht punën e Tahirit në krye të ministrisë dhe po i referohej fjalimit të ambasadorit Lu.
Zhruma e krijuar dhe skena e pazakontë ka shkatuar të qeshura të forta në sallë dhe Ristani e ka ndërprerë gjithashtu fjalën e tij nga gazi i papritur.
“I rëndon pesha e krimit”, lëshoi batutën Ristani mes të qeshurave. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, mes hilaritetit të krijuar tha se me siguri këmbët e karrikes së Tahirit do ia ketë prerë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke aluduar për konfliktin e heshtur mes kreut të Kuvendit dhe ministrit të Brendshëm.
Nëse “brigadat e kuqe” nuk e frikësuan ministrin Tahiri, karrikia e Parlamentit mund t’i kishte shkaktuar vërtet dëme fizike nëse nuk do të mbështetej në supin e ministrit Cani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button