Parlamentare

Opozita: Sot komisioni hetimor për tatimet, Meta: Vendos të hënën Konferenca e Kryetarëve

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, kërkoi futjen në rendin e ditës së seancës plenare të kësaj të enjte kërkesën e bërë nga PD për ngritjen e Komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore dhe për të njohur e verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore.

Duke vënë në dukje faktin se opozita po i përmbahet zotimit për të dhënë konsensusin e saj për çdo çështje që lidhet me integrimin, Paloka theksoi se çështja e komisionit hetimor prej më shumë se një muaji po diskutohet dhe nuk po arrihet të futet në rendin e ditës.
Paloka e quajti absurde vonesën pas një vendimi të qartë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka deklaruar si të papajtueshem me Kushtetuten vendimin për mos miratimin e kërkesës së një grupi deputetësh për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazën e të dhënave tatimore si dhe për të njohur e verifikuar në thelësi fenomin e bllokimit të sistemit elektornik tatimor për disa ditë.
Fatkeqësisht konstatojmë, tha ai, se pavarësisht detyrimit kushtetues për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të respektuar të drejtën kushtetuese të opozitës parlamentare, ende nuk është përfshirë në rendin e ditës miratimi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor.
Sipas Palokës, qëndrimi është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën, duke treguar akoma më shumë paligjshmërinë në veprimatinë e Kuvendit dhe kësaj mazhorance.
3001 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjate seances plenare Foto Albert Myftaraj

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjate seances plenare Foto Albert Myftaraj

Por, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, informoi se për kërkesën e bërë nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor është vënë në lëvizje, po me kërkesën e opozitës, Këshilli i Legjislacionit.
“Pasi ka patur mendime dhe interpretime të ndryshme lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit në fjalë, ky Këshill ka dalë me dy qëndrime, një qëndrim i përfaqësuar nga z. Bylykbashi dhe kolegët e tij dhe një qëndrim nga kolegët e mazhorancës, që insistojnë në përsëritjen nga e para të procedurave për ngritjen e këtij komisioni”, tha Meta.
Kreu i Kuvendit sqaroi se për përfshirjen e kërkesës së opozitës në rendin e ditës të seancës, duhet t’i referoheni nenit 31 të rregullores, i cili, vijoi ai, e bën të qartë se si mund të përfshihet një çështje e re në rendin e ditës në Kuvend, në seancë, në mënyrë të mënjehershme.
“Ndërsa qëndrimi im si Kryetar i Kuvendit, eshtë që ditën e hënë të mbledh Konferencën e Kryetarëve, në mënyrë që të vendosim si do të procedojmë lidhur me këtë cështje, pasi Këshilli i Legjislacionit nuk arriti në një konkluzion të përbashkët. Eshte pergjegjësia e Konferencës së Kryetarëve për të vendosur së bashku lidhur me kërkesën tuaj”, deklaroi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button