☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 90.61 ▲1.05%
ARI 4,776 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,038 ▲ +2.2% ETH $2,389 ▲ +2.72% XRP $1.4522 ▲ +0.76% SOL $88.3600 ▲ +2.89%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.61 ▲1.05 % ARI 4,776 ▲1.2 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 90.61 ▲1.05 % ARI 4,776 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Kosova

ORCA: Qeveria rrezikon pavarësinë e agjencisë së Kosovës për akreditim

ORCA ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si, së fundmi, në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, është rikthyer emri i Driton Velës, ish kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019.

ORCA ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si, së fundmi, në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, është rikthyer emri i Driton Velës, ish kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019.

ORC thekson se në mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo vëmendjeje publike, ky emër është kontrabanduar në listën e kandidatëve, duke anashkaluar transparencën dhe ekspertizën e organizatave që monitorojnë arsimin e lartë.

“Ky zhvillim është veçanërisht alarmues duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një institucion të pavarur, kredibiliteti i të cilit është thelbësor për cilësinë e arsimit të lartë në vend.

ORCA rikujton se në vitin 2023, gjatë një procesi të mëhershëm për përzgjedhje në këtë bord, Driton Vela ishte diskualifikuar pasi ishte kapur në flagrancë duke mashtruar komisionin përmes deklarimeve të rreme në aplikim. Ky fakt, i dokumentuar dhe i bërë publik në atë kohë, e bën të pakuptimtë dhe të papranueshme rikthimin e tij në një proces të ri për të njëjtën pozitë. Për më tepër, ORCA është e informuar për parregullsi të shumta në procesin aktual, duke përfshirë paqartësi serioze në lidhje me raportin e komisionit vlerësues dhe mënyrën e procedimit të tij drejt qeverisë dhe institucioneve tjera”, thuhet në reagim.

Sipas ORCA-s, ky rast përbën një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike në institucione që duhet të jenë të pavarura dhe të bazuara në meritë.

“Përfshirja e personave me histori të dokumentuar të mashtrimit në procese të tilla jo vetëm që dëmton besimin e publikut, por rrezikon të minojë përpjekjet e viteve të fundit për ngritjen e standardeve në arsimin e lartë dhe për rikthimin e kredibilitetit të Agjencisë së Akreditimit në nivel ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, ORCA rikujton ndërhyrjet e vitit 2017–2019 nga Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilat çuan në cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe përfundimisht në përjashtimin e saj nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë”, thekson ORCA.

Në reagimin e tyre, tutje thuhet se zhvillimet aktuale tregojnë se qasja e Kryeministrit aktual Albin Kurti nuk dallon në thelb nga ajo e paraardhësit të tij: ndërhyrja është e njëjtë, metoda është e njëjtë, dhe rreziku për pasojat mbetet real.

“ORCA shpreson që kësaj radhe rezultati të mos jetë i njëjtë dhe që Kosova të mos përballet sërish me izolim ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë. ORCA do të përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të ndalur këtë përpjekje për kapje të një institucioni të pavarur, përfshirë edhe njoftimin zyrtar të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ENQA dhe EQAR për situatën e krijuar. Çdo ndërhyrje e tillë rrezikon drejtpërdrejt jo vetëm integritetin”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.