☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 92.58 ▼4.16%
ARI 4,537 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,770 ▼ -0.76% ETH $2,098 ▼ -0.75% XRP $1.3422 ▼ -1.31% SOL $84.4500 ▼ -1.68%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.58 ▼4.16 % ARI 4,537 ▲0.3 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.58 ▼4.16 % ARI 4,537 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Politika

“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të dok

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa pranuar rivalë përballë.

I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me akuzat e Berishës, se ka takuar Suel Çelën, Salianji i quajti budallallëqe dhe ironizoi duke deklaruar se çdo person që ka takur, e ka takuar për llogari të Berishës, pasi ai ishte kryetari.

Pjesë nga biseda: 

Artan Hoxha: Ky në burg nuk ishte me Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Përkundrazi kujtoj doktorin kur doli jashtë, tha trajtimi është mizor, kushtet skandaloze. Salianji ishte hero. Kur doli në fushatë, kujtova se e bënte me gjoja, thashë po del si kandidat aty, pastaj e pashë që e kishte seriozisht.

Ylli Rakipi: Pasi doli ku, Berisha e kaloi te Suel Çela. Ti di gjë Tani? Mos ke takuar ndonjëherë Suel Çelën?

Artan Hoxha: Ai me këta ka qenë aty brenda në burg. Kjo e Suelit, është bërë qesharake. Të gjithë akuzonin njëri tjetrin, të gjithë palët.

Ylli Rakipi: Ka qenë Suel Çela ndonjëherë me PD?

Artan Hoxha: Berisha akuzonte Bardhin për marrëveshje me Suel Çelën. Bardhi thoshte e ka bërë Berisha marrëveshjen me Suel Çelën. Këtej thoshin e ka Rama. Ai në fakt kishte ndihmuar të gjithë nga pak. Papritur u implikua kur u delegua në qarkun Elbasan. Informacioni që u përfshi, doli pasi doli nga burgu. Ja ku je, thuaj të vërtetën, a ke lidhje? Ke lidhje me zotërinë në fjalë, se është në arrati zotëria? Nëse ske lidhje ti, a ka lidhje zoti Berisha?

Ervin Salianji: Së pari, po bëj auto kritikë, më falni shokë që e kam marrë këtë guxim ,që e quaj PD-në aset publik. Kjo narrativë që është pronë, pronarë janë anëtarët e PD. Ky është uzurpator. Unë do të bëj betejë, në fundjavë do të jem me demokratët. E kuptoj pse më ka çuar Berisha në Elbasan. Kam patur rezultat shumë të mirë në Korçë. Kam marrë thuajse 10 mijë vota personale. Kam dalë fitues në Kavajë në 2023. Papritur shkova, as në Korçë dhe as në Kavajë, zotëria më çoi në Elbasan. Tani e kuptoj unë.

Artan Hoxha: U tha se Sueli kishte kërkuar Ervinin, pasi i deleguari i qarkut kishte thyer herësin.

Ervin Salianji: Jam dërguar nga Berisha, nuk e di çfarë ka patur ndërmend. Çdo njeri që kam takuar, e kam takuar me porosi të Berishës dhe për llogari të tij, ai ishte kryetari dhe për atë punoja.

Ylli Rakipi: Pra po ke takuar Suelin, e ke takuar për Saliun…

Ervin Salianji: Çdo njeri që kam takuar e kam takuar me porosi të Berishës. Nuk merrem me budallëqet e atij. Ore kush bandit i ka vjedhur votat në njësinë 8 në Tiranë? Ka humbur sepse është i papranueshëm për shoqërinë. Kush ia ka vjedhur të njësia 2? PD duhet të fitonte qendrat urbane. Kush ia ka humbur në qendër të Durrësit? Në Korçë? PD ka hyrë në procesin e fundit zgjedhor me avantazh që nuk e thotë. Në 2021 këta i kishim nëpër këmbë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.