🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.63 ▲1.23%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -4.34% ETH $2,190 ▼ -5.7% XRP $1.4711 ▼ -3.62% SOL $89.9400 ▼ -4.52%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

OSBE: Jo kriminalizimit të shpifjes. Qeveria të tolerojë kritikat

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç ka shprehur këtë të enjte shqetësimin në lidhje me projektligjin e qeverisë së Shqipërisë për kriminalizimin e shpifjes.

Përmes një deklarate për shtyp, Mijatoviç u ka bërë thirrje ligjvënësve të Parlamentit që të mos e kalojnë nenin që parashikon dënim me burg të figurave publike.

“Organet shtetërore dhe zyrtarët nuk duhet të gëzojnë mbrojtje të shtuar nga fjalimet kritike. Përkundrazi, ata duhet të tolerojnë në një shkallë më të gjerë kritikat sesa qytetarët e thjeshtë”, ka deklaruar Mijatoviç.

Sipas saj, “sanksionet kriminale për shpifje janë të ekzagjeruara dhe të pazbatueshme në mënyrë të drejtë, ndaj dhe duhet të zëvendësohen nga ndryshime ligjore efikase, civile ose administrative”.

“U bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit që ta refuzojnë propozimin e ri dhe në vend të tij të marrin në konsideratë shquqizimin e plotë të kriminalizimit të shpifjes”, ka thënë Mijatoviç.

Ajo ka kujtuar se, në vitin 2012 autoritetet shqiptare vendosën shfuqizimin e dënimit me burg ndaj akuzave për shpifje, një vendim që, siç thotë ajo, u mirëprit nga përfaqësuesit e OSBE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.