Politika
OSBE/ Rama në Ukrainë/ Kryeministri: Sfidë urgjente kriza Ukrainë-Rusi
January 20, 2020
0 1 minute read
Kryeministri Edi Rama në kapacitetet e kreut të OSBE, vizitën e parë pas marrjes së kryesimit të kësaj organizate, është duke e zhvilluar në Ukrainë.
Serinë e takimeve në Kiev, paraditen e të hënës kryeministri Rama e nisi me ministrin e punëve të jashtme Vadym Prystaiko.
Biseda është përqendruar, mbi situatën e sigurisë në, dhe përreth Ukrainës.
Takimet kryeministri i vijoi me homologun ukrainas Oleksiy Honcharuk.
Intensifikimi dialogut mes palëve në konfliktin Ukraine-Rusi pas aneksimit të Krimesë është një prej prioriteteve të drejtimit të OSBE nga Shqipëria.
Përpara asamblesë së OSBE më 9 janar kur Shqipëria mori kryesimin, Edi Rama në fjalën e tij tha se “kriza në Ukrainë e përreth saj është sfida më urgjente e sigurisë në Evropë, kontributi unik që ka dhënë Misioni i Posaçëm i Monitorimit për të zbutur tensionet e nxitur paqen, stabilitetin dhe sigurinë është thelbësor.
Edhe pse ka pasur sinjale inkurajuese që i përgëzojmë, theksoi kryeministri Edi Rama, rruga drejt paqes së qëndrueshme, siç të gjithë e dimë, mbetet e gjatë. Kryesia shqiptare do të luajë rolin e saj në nxitjen e respektimit të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut, duke mbështetur përpjekjet e Grupit Trepalësh të Kontaktit dhe procesit të Formatit të Normandisë.