☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.29 ▲0.06%
ARI 4,326 ▼5.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,714 ▼ -0.57% ETH $2,060 ▼ -2.3% XRP $1.3861 ▼ -1.77% SOL $86.8200 ▼ -1.68%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.29 ▲0.06 % ARI 4,326 ▼5.45 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.29 ▲0.06 % ARI 4,326 ▼5.45 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

OSBE, trajnim për mbajtjen e paanshme dhe me profesionalitet të zgjedhjeve

OSBE1Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile përfunduan sot një kurs treditor rreth vëzhgimit afatshkurtër të zgjedhjeve.
Kursi u organizua bashkërisht nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Trajnimi u mbajt në kuadrin e përpjekjeve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për zhvillimin e një platforme trajnimesh për të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor, dhe vëzhgimi afatshkurtër i zgjedhjeve mund të bëhet pjesë e kurrikulumit të saj.

“OSBE-ja është tejet e përkushtuar ndaj demokracisë pjesëmarrëse në të gjitha vendet ku luajmë një rol aktiv”, tha Robert Wilton, Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. “Larmishmëria e pjesëmarrësve në këtë veprimtari është tejet e rëndësishme: kemi të bëjmë me një sërë aktorësh, duke përfshirë këtu institucionet publike dhe shoqërinë civile, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm për sigurimin e një demokracie funksionale e të shëndetshme në Shqipëri dhe të cilët duhet bashkëpunojnë për ta mbrojtur atë”.

Përfituesit kryesorë të këtij programi të gjerë trajnimesh të zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të jenë komisionerët zgjedhorë të të gjitha niveleve. Veç kësaj, zyrtarët e organeve të qeverisjes vendore, përfaqësuesit e medias dhe shoqërisë civile, por edhe të tjerë mund të trajnohen në lidhje me një larmi çështjesh të lidhura me mbarëvajtjen e proceseve demokratike.

Synimi është që të përmirësohet edhe më tej mbajtja e paanshme dhe me profesionalitet e zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.