🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.75 ▲0.04%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +2.31% ETH $2,175 ▲ +3.86% XRP $1.4503 ▲ +3.06% SOL $92.3700 ▲ +4.94%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Janë riparuar të gjitha defektet, probleme në nënstacionin Tuç në Fushë-Arrëz

Shirat e mbrëmjes së të mërkurës sollën një sërë defektesh në disa zona të vendit, për të cilat OSHEE njofton se janë rikthyer në punë nënstacionet e dëmtuara.

Sipas informacionit zyrtar avari kanë pasur linjat 30 kV Shkozet- Shijak, Shijak – Fllakë të cilat furnizojnë me energji n/stacionet Shijak, Manzë dhe Vorë, n/stacioni i Valiasit, Xhuherinë dhe Tuc. Gjithashtu u dëmtua dhe transformatori në n/stacionin Mëzez.

Grupet e punës së OSHEE kanë riparuar mëngjesin e sotëm të gjitha defektet, duke rikthyer energjinë në të gjitha këto nënstacione.

Grupet e avarisë punuan dhe në nënstacionin Valias për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në disa zona periferike të Tiranës si: Valiasi, Laknasi, Berxullë, Domje, Kamëz (zona Verilindore dhe Juglindore e qytetit), Ura e Tapizës, Pompat e Ujit Deka.

Aktualisht grupet e punës po punojnë në nënstacionin Tuç për riparimin e avarisë me qëllim rikthimin e energjisë në këtë nënstacion që furnizon me energji disa zona në Fushë-Arrëz: Miniera Tuç dhe 4 fshatra në ish komunën Qafë Mali.

Gjatë ditës së sotme është zëvendësuar transformatori në kabinën e Xibrakës dhe po punohet për zëvendësimin e 2 transformatorëve në kabinat Mollas dhe Bujaras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.