☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.19 ▼3.42%
ARI 4,556 ▲3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,193 ▲ +0.44% ETH $2,173 ▲ +0.82% XRP $1.4259 ▲ +0.23% SOL $92.3100 ▲ +1.23%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.19 ▼3.42 % ARI 4,556 ▲3.49 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.19 ▼3.42 % ARI 4,556 ▲3.49 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE publikon të dhënat: Humbjet në rrjet ranë në 28 përqind

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të dhënat për 8-mujorin e këtij viti, që nga ulja e humbjeve në rrjet, arkëtimet, lidhjet dhe matësat e rinj e deri tek kontratat me klientët.
OSHEE thotë se treguesi i humbjeve ka pësuar një ulje të ndjeshme në 28.1 përqind për këtë periudhë të vitit. Operatori i Shpërndarjes ka mundur të grumbullojë nga arkëtimet për furnizimin me energji elektrike shumën prej 40,7 miliard lekësh prej të cilave 2,6 miliard lekë janë nga aktmarrëveshjet, ndërsa 38,1 miliard lekë nga faturat.
Gjatë këtij 8-mujori, thotë OSHEE,  janë kryer 21,342 lidhje të reja të energjisë elektrike ku kryesojnë me këtë tregues Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra.
Ndërkaq, rezulton të jenë instaluar në total një numër prej 51,283 matësash të energjisë elektrike ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar ishin instaluar 34,034 matësa.
Gjatë 8 muajve të këtij viti OSHEE thotë se janë nënshkruar 50,613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46,238 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa 4,375 të tilla me abonentët biznes. Totali i aktmarrëveshjeve  te lidhura  nga Dhjetori 2014 deri në Gusht 2016 ka arritur në 442,113.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.