OSHEE: Remonte në zonat e juglindjes, kufizim të energjisë
OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) ka nisur nga sot një program punimesh në disa nënstacione, të cilat do të vazhdojnë deri në datën 17 prill dhe për pasojë, do të ketë kufizim në furnizimin me energji elektrike në zonat e juglindjes.
Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE, punimet do të kryhen nga datat 15-17 prill nga drejtoria e Tensionit të Lartë për Juglindjen në disa nënstacione.
OSHEE po kryen punime sot në n/stacionin Tirana 1 dhe të Shijakut, ku ka kufizim energjie deri në orën 14:00 në rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci” dhe “Vangjel Noti”,
në rrugën e Durrësit, në rrugët “Artan Lenja”, “Nikolla Lena”, pallatet pranë karburant “Kastratit”, zona pranë fushës së Aviacionit, etj, për shkak të stakimit të energjisë në nënstacionin Tirana 1.
Nga punimet në n/stacionin e Shijakut kufizime me energji kanë fshatrat Gjepalaj, Shahinaj, Kënetë. Për shkak të punimeve me remontet në n/stacionin Babicë-Smokthinë do të ketë kufizim të energjisë në disa zona të Vlorës, si bashkia e Himarës, fshatrat Dhërmi, Livadhe, Jalë, Palas, Batraj, Vranisht, Vain, Sevaster, HEC-i Smokthinë, Fterë dhe një subjekt privat.
Në 16-17 prill punimet do të kryhen në n/stacionin e Çimentos, nga ora 09.00-14.00, ku kufizimi me energji do të prekë disa zona të Elbasanit, komuna Bradashesh, Privat Mobileri dhe fabrika e Çimentos.
Sot po kryhen remonte në n/stacionin e Mollasit e për pasojë do të ketë kufizim të energjisë në disa zona në Ersekë në komunat Mollas, Çlirim, Vithkuq, antenat Telecom Ersekë, HEC-et locale “Qarr”, Qafë-Zezë”, “Trecka 1” dhe “Trecka 2”.
Në datat 15-16 prill do të ketë kufizim të energjisë në komunat Bradashesh dhe Funar, në subjektin privat Nyje Betoni dhe fabrikën e Çimentos. Në datën 17 prill do të kryhen punime në linjën Çimento-Letan ku për pasojë, nga ora 09.00-14.00 do të ketë kufizim të energjisë në guroren Letan dhe disa zona në Elbasan.