☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.55 ▲2.92%
ARI 4,476 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.55 ▲2.92 % ARI 4,476 ▼1.07 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.55 ▲2.92 % ARI 4,476 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

OSHEE: Rikthehet energjia për 1 mijë banorë në Librazhd, vijon puna në terren

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar sot se po vijon punën intensive në terren për rikthimin e plotë të energjisë në zonat e thella juglindore duke riparuar defektet e shkaktuara nga kushtet atmosferike të ditëve të fundit.
foto-librazhd150 punonjës të OSHEE-së, të organizuar në 22 grupe kanë punuar në terren duke mundësuar ditën e djeshme rikthimin e energjisë elektrike edhe për 310 abonentë të tjerë në Librazhd, pas zëvendësimit të dy transformatorëve që ishin djegur.
Sakaq, po ndërhyhet në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e sotme për 1000 abonentë të tjerë.
Në kushtet e rrugëve të zëna nga bora dhe ngricat të cilat përbëjnë vështirësi për të shkuar në kabinat dhe linjat me defekt, kompania OSHEE ka angazhuar 1 buldozer dhe 4 fadroma të mëdha. Këto mjete janë angazhuar për hapjen e 43 km rrugë çka do të krijojë mundësinë për të shkuar mjetet e punës për eliminimin e defekteve në 25 km linjë 10kV.
Strukturat e OSHEE-së në zonën e Librazhdit informojnë se pas ndërhyrjeve që do të kryhen, brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia edhe për 2200 abonentë të këtyre zonave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.