☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.74 ▲0.52%
ARI 4,403 ▼3.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,241 ▼ -1.47% ETH $2,061 ▼ -1.94% XRP $1.3870 ▼ -1.94% SOL $86.6600 ▼ -1.69%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.74 ▲0.52 % ARI 4,403 ▼3.77 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE siguron energjinë për gushtin për 30 milionë euro, çmimi mesatar 69.8 euro/MWH

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se ka siguruar energjinë për muajin gusht. Nga përllogaritjet rezulton që të jetë siguruar një sasi prej prej 434 mijë mwh dhe me një vlerë totale prej rreth 30 milionë eurosh (vlera nuk ka të përfshirë TVSH).

Çmimi mesatar për çdo megavat/orë të siguruar rezulton të jetë 69.8 euro.

Ky çmim është më i lartë se ai me të cilin OSHEE bleu për muajin korrik, por i justifikuar me faktin që gushti ka një prirje historike për çmime më të larta. Në të kaluarën blerjet në momentin e fundit kanë shënuar edhe vlera më të larta deri në 100 euro/MWH.

Gjithsesi sigurimi i energjisë për gushtin duket se nuk ka qenë i lehtë. OSHEE bëri me dije se i janë dashur të paktën tre faza ftesash për oferta dhe negocim me kompanitë pjesëmarrëse.

“Duke qenë se nga ofertat e ardhura në fazën e parë, nuk ishte arritur sigurimi i sasisë së kërkuar për të optimizuar portofolin ekonomik të OSHEE sh.a., Komisioni i Blerjes vendosi të negociojë më të gjitha kompanitë për të rritur sasitë dhe për të ulur çmimin për njësi” thuhet në njoftimin e OSHEE.

E njëjta situatë është përsëritur edhe dy herë të tjera duke arritur më në fund që në fazën e tretë të arrihet sasia e kërkuar e energjisë.

Për periudhën 01-31 GUSHT 2017 u kualifikuan si fitues subjektet: “EFT AG”; “GSA shpk”; “GEN-I Tirana shpk”; “NOA Energy Trade”, “Devolli Hydropower – Statkraf”; “AXPO doo Beograd”; “AYEN Energy Trading”; “A&A Group of companies” dhe “HSE”.

“Shoqërisë EFT AG nuk iu pranua sasia prej 7 MW në profilin PEAK kurse shoqërisë GEN-I Tiranë nuk iu pranua sasia 5 MWh po në profilin PEAK. Kurse shoqëria GRID Energy nuk vazhdoi dhe u tërhoq që në fazën e dytë të negocimit. Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01-31 Gusht 2017 në profilin BAND (00:00 – 24:00) (24 orë) dhe PEAK 07:00 – 23:00 (16 orë) është 434,000 MWh” vlerëson OSHEE.

Në korrik kompania e shpërndarjes siguroi energji me një vlerë mbi 22 milionë euro ndërkohe që për gushtin pritej që importin ta bënte KESH përmes parave të siguruara nga kredia me Bankën Botërore.

Banka nga ana tjetër nuk miratoi këtë procedurë duke lënë të hapur mundësinë që KESH të importojë në vijim por jo për muajin gusht.

Kompanitë me të cilat OSHEE nënshkroi kontratë për blerjen e energjisë në gusht

tabela importet e energjise

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.