☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,575 ▲0.15%
DOW 50,955 ▲0.56%
NASDAQ 26,938 ▲0.08%
NAFTA 87.61 ▼1.45%
ARI 4,582 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,400 ▼ -0.41% ETH $2,012 ▼ -0.85% XRP $1.3195 ▼ -1.23% SOL $82.0500 ▼ -1.1%
S&P 500 7,575 ▲0.15 % DOW 50,955 ▲0.56 % NASDAQ 26,938 ▲0.08 % NAFTA 87.61 ▼1.45 % ARI 4,582 ▲1.1 % S&P 500 7,575 ▲0.15 % DOW 50,955 ▲0.56 % NASDAQ 26,938 ▲0.08 % NAFTA 87.61 ▼1.45 % ARI 4,582 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Kosova

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani në hapjen zyrtare të fushatës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershori, që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Po e rinisim këtë rrugë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë, me besim të patundur në Zot, me besim në shtet e me besim në familje.

Po e rinisim duke lidhur besën me njëri-tjetrin e duke u betuar para popullit e para Zotit se këtë shtet që e kemi amanet të të parëve e të dëshmorëve, nuk do ta lëmë që të shkatërrohet nga përçarjet, por do ta forcojmë edhe më shumë, do ta ndërtojmë edhe më shumë, do ta rrisim edhe më shumë e do ta mbrojmë edhe më shumë. Po e rinisim këtë rrugë të gjithë së bashku në këtë shtëpinë e madhe, nga shtëpia jonë e përbashkët, kur ndan mbi supe trashëgiminë më të çmuar politike, e cilat ka trajtësuar rrugën e mbijetesës sonë kombëtare dhe të bërit shtet më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës. Po, po e vazhdojmë këtë rrugë pikërisht aty ku kishte nisur, me tri shtyllat e shenjta: Liri, Pavarësi, Demokraci!” , u shpreh Osmani.

Ajo falënderoi strukturat dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë rrugëtimit politik, ndërsa theksoi se bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, synojnë një Kosovë më të fuqishme dhe më të konsoliduar në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Osmani tha se Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me botën demokratike, duke shtuar se zhvillimi, dinjiteti shtetëror dhe uniteti duhet të jenë baza e politikës së ardhshme.

Ajo foli për trashëgiminë politike të presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e cilësuar rugovizmin si orientim modern politik për të ardhmen e Kosovës.

“Jemi bërë bashkë në këtë shtëpi politike për të vazhduar një mision i cili nuk është përfunduar akoma, duke u bashkuar me trashëgiminë e presidentit historik, Ibrahim Rugova e duke deklaruar se Kosova nuk mund të jetë asnjëherë instrument i kalkulimeve në kushta politike, sepse është projekt i sakrificës dhe i besimit. Prandaj edhe e kam pranuar këtë përgjegjësi në LDK dhe me vetëdijen e plotë se pikërisht ky është momenti për ta kthyer Kosovën në rrugën e saj të natyrshme, të fortë brenda e të respektuar jashtë, të bashkuar brenda e të palëkundur në miqësi me aleatët tanë, sepse vetëm kështu Kosova e mban premtimin e saj historik dhe vetëm kështu i mbetet besnike sakrificës së dëshmorëve e martirëve, të cilëve u jemi jetësisht mirënjohës.Motra dhe vëllezër, ka njerëz që thonë se rugovizmi është vetëm një histori. Ka njerëz që thonë se rugovizmi i takon vetëm të kaluarës. Por unë ju them sonte: rugovizmi nuk është rrugë e së kaluarës, rugovizmi është ideja më moderne që ka njohur populli shqiptar në historinë e tij. Prandaj, prandaj rugovizmi i takon së ardhmes. Sepse Rugova kuptoi shumë herët diçka që të tjerët akoma nuk e kanë kuptuar: shteti nuk bëhet me zhurmë e me gaz, shteti mbahet me dije, me aleatë, me institucione dhe me dinjitet. Ndërsa të tjerët mendonin për pushtet, Rugova mendonte për Kosovën në Evropë dhe për miqësinë e përhershme me Amerikën. Kur të tjerët mbyllnin dyer, Rugova mbyllte plagë. Kur të tjerët shanin e përçanin, ai ndërtonte miqësi me botën demokratike. Kur të tjerët e përqeshnin dhe e sulmonin, ai i afronte, ai i bashkonte dhe ai i bënte pjesë të institucioneve“, tha Osmani.

Ajo shtoi se në kohën e polarizimeve politike dhe tensioneve shoqërore, rugovizmi mbetet modeli më i avancuar politik shqiptar, duke e përshkruar atë si politikë me moral, shtet me dinjitet dhe orientim të qartë perëndimor.

Në fund të fjalimit, Osmani tha se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet adresa politike e bashkimit dhe e ruajtjes së identitetit demokratik e perëndimor të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.