☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,340 ▲1.11%
DOW 49,812 ▲1.04%
NASDAQ 25,710 ▲1.51%
NAFTA 94.79 ▼7.31%
ARI 4,701 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,628 ▲ +0.68% ETH $2,357 ▼ -0.27% XRP $1.4281 ▲ +1.57% SOL $89.0500 ▲ +4.59%
S&P 500 7,340 ▲1.11 % DOW 49,812 ▲1.04 % NASDAQ 25,710 ▲1.51 % NAFTA 94.79 ▼7.31 % ARI 4,701 ▲2.9 % S&P 500 7,340 ▲1.11 % DOW 49,812 ▲1.04 % NASDAQ 25,710 ▲1.51 % NAFTA 94.79 ▼7.31 % ARI 4,701 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

OVL e UÇK-së kritikon shtyrjen e vendimit në Hagë: Gati gjashtë vjet paraburgim pa vendim është dënim pa aktgjykim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar atë si “goditje të rëndë ndaj drejtësisë” dhe shkelje të të drejtave themelore.

Në një postim në Facebook, OVL-UÇK ka thënë se kohëzgjatja e paraburgimit pa një vendim përfundimtar është e papranueshme.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron shtyrjen e vendimit për ish udhëheqësit e UÇK-së në Hagë si një tjetër goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore njerëzore. Gati gjashtë vjet paraburgim pa një vendim përfundimtar nuk është procedurë. Është dënim pa aktgjykim”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, një trajtim i tillë nuk duhet të normalizohet nga institucionet që, siç thuhet, financohen “në emër të demokracisë”.

“Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vijon deklarata.

Organizata thotë se vonesat po e thellojnë padrejtësinë dhe po dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve që pretendojnë se mbrojnë sundimin e ligjit.

“Vonesa thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”, thuhet më tej.

Në reagim përmendet edhe ndikimi ndaj familjeve dhe opinionit, duke theksuar se “dinjiteti” i të akuzuarve nuk mund të mbahet “peng”.

“Dinjiteti i të akuzuarve, i familjeve të tyre dhe i popullit të cilit i shërbyen, nuk mund të mbahet peng i shtyrjeve të pafundme”, thuhet në postim.

OVL-UÇK ka kërkuar veprim nga shtetet që e financojnë dhe e mbështesin këtë gjykatë.

“Kërkojmë që shtetet demokratike që financojnë dhe mbështesin këtë gjykatë të veprojnë menjëherë. Nuk duhet të lejojnë shkeljen e vazhdueshme të të drejtave”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.